Vrasja në Rodos/ Mediat greke publikojnë dëshminë e plotë të shqiptarit: Unë i mbajta duart ndërsa shoku i gjuante në kokë (Emrat+Foto)

Vrasja në Rodos/ Mediat greke publikojnë dëshminë e plotë të shqiptarit: Unë i mbajta duart ndërsa shoku i gjuante në kokë (Emrat+Foto)

Eleni Topaloudi dhe vrasësit e saj

GREQI- Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të 19-vjeçarit shqiptar Aleksandër Lutsen, i përfshirë në vrasjën e students 21-vjeçare në ishullin e Rodosit, Eleni Topaloudi.

Në dëshminë e tij, shqiptari tregon me detaje mënyrën se si ishte njohur me 21-vjeçaren dhe se si e vrau në bashkëpunim me shokun e tij, Manolis Koukouras.

E njoha Elenin rreth një javë para vrasjes. Më pa në rrugë, më buzëqeshi. Iu afrova dhe shkëmbyem llogaritë e Facebook-ut. Të nesërmen dolëm për një shëtitje në breg të detit, pimë disa birra dhe shkuam në shtëpi.

Aleksandër Lutsen

I riu shqiptar, Aleksandër Lutsen 

Më pas 19-vjeçari tregon lidhur me natën e krimit dhe se si në bashkëpunim me 21-vjeçarin grek vranë Elenin.

E ftova në shtëpinë e shokut tim  Manolis Koukouras, e kishte takuar një ditë më parë. Kur vajtëm në shtëpi,  Manolis Koukouras e kërcënoi duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të nuk do të dilte nga shtëpia. Ajo refuzoi.  Ne kishim pirë shumë vodka dhe nuk më kujtohet mire skena por mbaj mend se ajo tha që do të na denonconte.   Manolis Koukouras e goditi me një grusht dhe unë i mbajta duart e saj, pastaj  Manolis Koukouras e goditi me një hekur elektrik në kokë. Pastaj u tmerruam.

Aleksandër Lutsen

I riu grek, Manolis Koukouras

Më tej, Aleksandri tregon momentin se si e kanë hedhur të renë nga shkëmbi pasi e kujtuan të vdekur.

Eleni ishte gjallë. Doja ta fusja në makinë dhe ta çoja në spital, por Manolis Koukouras e çoi në një pikë të lartë me shkëmbinj dhe tha: “Le ta heqim qafe.” Pastaj shkuam në shtëpi dhe u përpoqëm që të pastronim vendin me leckë. Pastaj u kthyem në të njëjtin vend ku e hodhëm vajzën dhe hodhëm edhe  sendet e saj personale, si dhe hekurin elektrik me të cilin u godit nga Manolis Koukouras.

Aleksandër Lutsen

E reja greke u godit me një elektrik hekuri në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të kryer marrëdhënie seksulae me ta në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke. Ditën e djeshme mediat greke postuan një video nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit. (SHIKO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cobaj arben: 07/12/2018 16:16

    Shum gjyna kini perfituar nga mir sjellja e saj por nuk duhet ashtu shpresoj qe tè kalbesh né burg o qent e nallkuar

    Përgjigju
  • CaBone: 07/12/2018 12:18

    Carje tape duhet tju bejn dhe juve tani, per ate krim makaber meritoni vetem perdhunim e jo varje se eshte e e shpejt per qyreanjos si ju. Dhe ate te fortin me muskuj do e krhejn ne pjeshk bask me ty sa po te arri ne burg. Oo dhe nje gje te fundit, ROBT ku ti keni viktima

    Përgjigju
  • xreport: 07/12/2018 10:47

    o morr o morr, e keni mar si shoqe edhe keni dash ta perdhunoni mer morra. burg per jet kalbu ne burg, fytyren e paske pa lesh edhe b...n ashtu e ke do bohesh miss burgu emmmm mire te behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë