Vrasje brenda zyrave të Inteligjencës së Kosovës, zyrtari i sigurimit ekzekuton punonjësin e lokalit

Vrasje brenda zyrave të Inteligjencës së Kosovës, zyrtari i sigurimit ekzekuton punonjësin e lokalit

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Kosovës (AKI)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot brenda ambienteve të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Mësohet se një zyrtar i sigurimit ka ekzekutuar punonjësin e lokalit që ndodhet brenda ambienteve të Agjencisë. Mediat e Kosovës bëjnë të ditur se viktima është I.S, rreth moshës 30-vjeç. 

Pas të shtënave, ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 30-vjeçari ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i Agjencisë së Inteligjencës:

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media.

Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mati: 04/09/2018 16:50

    AKI eshte mbushur me "kuadro"X joprofesionale,jan marre ne pune njerez qe ishin"roje nate","kamarier" e persona te pavler,me pagese e mito te trasha sipas personave.Aty duhet analizuar qe nga themelimi e deri sot,kur nga e prej kujt erdhi,Kush me sa pagese e permes kujt erdhi,Kush me cfare shkollimi privat e te pershpejtuar doli "kuader" i shkollur e profesionist>kur formohen keshtu Institucionet e shtetit,te tilla dalin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë