Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit
Ramis Mici dhe Jetlira Elezi
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, për dënimin me burg për jetë të Ramis Micit, i vili vrau me thikë, në korrik të 2022, bashkëjetueses së tij Jetlira Elezin.
Gjykata e Elbasanit e dënoi me burgim të përjetshëm duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare” dhe urdhëroi që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
'Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Ramiz Mici, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal.. Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.'- njofton Gjykata e Apelit.
Nga hetimet u zbulua se krimi ndodhi për shkak të një xhelozie. Të dy jetonin në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, në një banesë me qira.
37-vjeçarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar me dy fëmijë nga martesa e mëparshme.
Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por me dhoma të ndara. Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër.
Dy të miturit nuk ishin në banesë në momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.9%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 2642
Lajme të tjera
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24
-
Tentoi te vriste një 46-vjeçar në Shirokë në 2020, gjykata e Apelit, i ul 2 vite burg Brisel Kurtmetajt
26 Prill, 14:37
-
Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha
25 Prill, 13:59
-
I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje
25 Prill, 11:11
-
Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës
25 Prill, 11:07
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)
23 Prill, 20:16
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës
20 Prill, 15:44