Vrau italianin në një fushë duke e shtypur me makinë, arrestohet 24-vjeçarja shqiptare (Emri)

ITALI- Një emigrante shqiptare, e cila ka shtypur për vdekje një italian në një fushë në komunën Ovada, të provincës së Alessandrias, është arrestuar këtë të premte. Aurela Perhati akuzohet për vrasjen e Massimo Garitta, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje dashurie. 

Mediat italiane raportojnë se 53-vjeçari Massimo Garitta u gjend i pajetë më datë 1 janar. Nga informacionet e deritanishme rezulton se 24 vjecarja Perhati, ndonëse me vështirësi, ka pranuar se e ka marrë me makinën e saj viktimën dhe se e ka shtypur me të njëjtin automjet pasi e ka çuar në fushë.

Karabinierët zbuluan se në xhupin e viktimës u gjend i stampuar numri i marmitës së makinës “Lancia Y” që nga hetimet rezultoi se i përkiste Aurela Perhatit. Pas zbulimit të këtij detaji policia po ashtu konstatoi më tej se edhe gjurmët e gomave të makinës së Aurela Perhatit ishin të përputhshme me ato të gjetura edhe në vendngjarje.

E reja ndodhet momentalisht në paraburgim në Vercelli, në pritje të masës së sigurisë. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, por paraprakisht hetuesit kanë hedhur hipotezë se midis shqiptares dhe italianit mund të ketë pasur një lidhje dashurie.

Aurela Perhati raportohet se jeton prej shumë vitesh në Ovada, ku edhe punonte si shitëse në një dyqan këpucësh. Viktima, Massimo Garitta, banonte po në të njëjtën komunë. Ai njihej si një person i papunë i cili jetonte në një banesë sociale. Sipas qytetarëve të zonës, do të ndiqej shumë shpejt si rast nga shërbimet e shëndetit mendor, për shkak të profilit personal të ndërlikuar.

Një patrullë e karabinierëve pranë fushës ku u gjet viktima

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fshatari: 04/01/2019 21:19

    duket si motra qytetare e komentuesit te talentuar FREDI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës