Debat te Ligjet/ PS: Mbështesni integrimin, ju zgjatëm dorën pas Gërdecit! Mediu: Ne bëmë reforma

TIRANE-Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme është përfshirë nga debatet e forta mes shumicës dhe opozitës. Opozita vijoi që të kërkonte dorëheqjen e Xhafës, ndërsa kërkoi reflektim nga qeveria, pasi protesta ishte leksion. Deputetët e PD u shprehën se pjesëmarrja e tyre në komision lidhet me fatin e negociatave të Shqipërisë, pasi në të kundërt do ta bojkotonin.

Kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja i kujtoi Nokës, Gërdecin duke i thënë se PS asokohe në opozitë u ka dhënë dorën për hir të integrimit të vendit në NATO. Por, Fatmir Mediu, ish-ministër Mbrojtje kur shpërtheu Gërdeci reagoi duke thënë se Shqipëria u fut në NATO se bëri reforma dhe futi 1200 kriminelë në burg.

Në komision nuk mungoi as tensioni, teksa në një moment mes Bashkim Finos dhe Flamur Nokës pati edhe 'përplasje', pasi deputeti i PS i fiku mikrofonin kolegut të PD, ndërsa në fund opozita u largua nga mbledhja. Por i vetmi që qëndroi ishte deputeti i LSI, Naço duke thyer vendimin e opozitës për t’u larguar.

Debatet në Komisionin e Ligjeve
Enkelejd Alibeaj: Pas protestës prisnim një reflektim, nga ju si kryetar, por edhe nga disa të tjerë, që duhet të nxirrnin leksion nga protesta. Pas një muaji do të vendoset një cështje e madhe për shqiptarët, por nuk ka asnjë reflektim. Sot është një thirrje e madhe për politikën, shqiptarët u ngritën dhe folën në atë protestë. Shqiptarët treguan se ende kanë disa vlera morale, nuk janë dakord me krimin dhe me drogën. Këto leksione duhet të lexohen. Marka e Shqipërisë sot është ‘jeshile’ ose e ‘bardhë’.  Ju nuk doni, por për shkak të presionit u detyruat të një masë të ndërmjetme pa i bërë dëm atij, arrest në shtëpi (Tahirit). Dje ndodhi ajo që nuk imagjinohej. Ne mund të radikalizonim qëndrimin, por jo për hir të interesit dhe çeljes së negociatave. Cfarë i kushton kësaj shumice që të largonte ministrin e Brendshëm, vëllai i të cilit është kapur për krim. Si mund t’i ofrohemi në Europës me një ministër që ka kapur drejtësinë. Nuk është ndonjë gjëmë e madhe, pse nuk ka mes jush njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje. Sot jemi 30 ditë para vendimit, dhe fillon numërimi mbrapsht....

Ulsi Manja: Ne presim një vendim pozitiv për negociatat për të gjithë shqiptarët dhe do Zoti numërimi të ecë mbarë dhe jo mbrapsht sikur thotë opozita.

Oerd Bylykbashi: Ne kur ishim në qeveri shpresonim te puna dhe jo te Zoti. Ju keni eksportuar markën e drogës në botë dhe policitë e këtyre vendeve po krijojnë departamente të veçanta vetëm për shqiptarët. Angli po tmerrohet. Po a nuk ka PS njerëz të tjerë? Nga PS thonë ‘PO’, por Rama do këta si Tahiri dhe Xhafaj. Kërkojini Xhafës të iki, ose largoheni ju.

Ulsi Manja: Ftesa vjen nga ana ime për ju, mos e pengoni integrimin e Shqipërisë. Unë po u ftoj të bëhemi bashkë, të ecim përpara.

Flamur Noka: Ne denoncuam kanabisin, ju filluat të mbyllnit veshët, më pas edhe hungët, ne paralajmëruam se do të paguanit një haraç, por nuk donit të ia dinit. Rama na i paraqiti delirantët si heronj, koha po na jep të drejtë. Ju me në krye timonierin dhe krye tepsixhiun e futët Shqipërinë në qorrsokak, edhe tani ne jemi më të shqetësuar për integrimin, prandaj ishim edhe në shesh. Tepsixhiu të reflektojë, se nuk ka të drejtë të marrë në qafë fatin e vendit. Opozita ka bërë thirrje më shumë se qeveria për hapjen e negociatave. Ne na dhimbset ku vend dhe kontributi jonë gjithë këto vite. Unë kam qenë që me këtë parlament duhet të ndërprisnim cdo marrëdhënie, por respektoj vendimin e opozitës. Jemi këtu për të kontribuar edhe këto ditë dhe shpresoj që të hapen negociatat. Por Rama është arrogant dhe kam frikë se sinjalet janë dhënë...Cdo faturë do ta mbani në kurriz, më kot përpiqet Rama të shantazhojë dhe shmangë vëmendjen nga përgjegjësia.

Ulsi Manja: Ne ishim në opozitë kur ndodhi Gërdeci, por ua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO, por sot nuk po e shohim gjëkundi dorën tuaj për negociatat.

Bashkim Fino: Ne do të reflektojmë sikur thanë këta (opozita), tani a mundet ta ndërpresim këtë retorikë politike për të vijuar me diskutimin e ligjeve?

Flamur Noka: Reflektimi do të ishte mos bëheshit barrikadë për Tahirin dhe Xhafaj të jepte dorëheqjen.

Fatmir Mediu: Anëtarësimi në NATO nuk erdhi për shkak të tolerancës, por për shkak të reformave, futëm pas hekurave 1200 banditë dhe bëmë të gjitha reformat.

Nasip Naço: Kur do të vijë Ministrja e Drejtësisë të raportojë, pasi kemi shumë dëshira të pyesim për Nazer Seitin dhe të tjerët?

Ulsi Manja: Është në kalendar edhe raportimi i MD, e kishim për dje, por nuk ishit ju, kjo ishte arsyeja

Romeo Gurakuqi: U kërkoj falje deputetve të shumicës që nuk kanë asnjë lloj faji në këtë lloj afere. PS është e kapur nga një grup i strukturuar kriminal

Ulsi Manja: Të lutem zoti Gurakuqi, e ke thënë javën e kaluar këtë

Romeo Gurakuqi: Jo Jo.....

Strazimiri: Rregullorja nuk të njeh minutazh. Ambasadori amerikan, një nga miqtë më bujarë që keni pasur, tha se ndaj gjyqtarëve ka pasur presion.  Dje ranë negociatat me këtë vendim të lirimit të Tahirit, ndërsa Reforma në Drejtësi vdiq, të rroni vetë..

Strazimiri: Rregullorja nuk të njeh minutazh. Ambasadori amerikan, një nga miqtë më bujarë që keni pasur, tha se ndaj gjyqtarëve ka pasur presion dhe ryshfet.  Dje ranë negociatat me këtë vendim të lirimit të Tahirit, ndërsa Reforma në Drejtësi vdiq, të rroni vetë..

Opozita u largua nga komisioni, qëndroi vetëm deputeti i LSI, Nasip Naço

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 29/05/2018 16:33

    O Fatmir .Ti ke bere reforma? Ti ke varrosur 26 vete ne Gerdec e plagose 300.Ti ndryshove mbiemrin u denove ne Itali bashke me Kajollin per trafik.Ke goje e flet.Ty duhet te ta besh varrin 7 pashe nen toke.

    Përgjigju
  • Sifi: 29/05/2018 14:33

    Kur degjon Bylykbashin , Alibeajn dhe te tjere te ketij kallupi ,qe bejn moral per dekriminalizimin , pyet veten dhe thua; A jane ne vete kur flasin ? Ju keni ne grupin tuaj keni kandidat pet burg per krime me ne krye Saliun , Lulin , Mediun dhe Noken , dhe keni goje e flisni . Sajuat per Tahirin pa priva , por vetem se i ka shit makinen kusherinjve trafikant dhe doni largimin e Xhafes se vellai i tij eshte denuar ne Itali per trafik droge . Jo zotri kpmuniste te PD , ne demokraci cdo njeri mbi 18 vjec, eshte pergjegjes per veprimet qe kryen para ligjit ,dhe nuk do ndjekim persekutimin familiar . Ajo kohe vdiq ,prandaj kupola juaj te shkoje vete para drejtesuse ,se ndryshe do ti marrin me force . Kjo eshte ajo qe kerkon populli, dhe qe ju nuk ju beson .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)