POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ylli i muzikës rep Eminem lancon videoklipin e ri “Fall” (VIDEO)

Eminem

Reperi i madh Eminem ka goditur kritikët e tij me videoklipin “Fall”, vetëm pak ditë pasi lansoi albumin e tij befasues “Kamikaze”.

Të gjithë po më thonin çka mendonin për mua muajt e fundit, ndoshta është koha që un t’u them çka mendoj për ta.

                      Eminem 

Videokipi i reperit hapet me Royce Da 5’9”, i cili e drejton veturën teksa ai merr në telefon njoftime nga kritikët e tij për albumin “Revival”.

E më pas para se të filloj me performimin ai e hedh telefonin në tokë.

E keni kërkuar Shadyn? Ja ku e keni.

         Eminem

Mirëpo rikthimi i madh i Eminem konsiderohet albumi i fundit dhe pikërisht ky videoklip një hit i vërtet.

Ylli i muzikës rep nuk ka bërë asnjë paralajmërim se do të publikoi albumin e ri me titull, “Kamikaze”.

Albumi që tashëm është një hit u realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt.

 

a.de./l.q.
Komento