POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zbardhet ngjarja/ Sherri për marijuanën, arrestohet 46-vjeçari, vrau me thikë në qafë të riun shqiptar në SHBA

Grei Frashëri, i riu shqiptar që u vra në SHBA

Është arrestuar autori i dytë i vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Brooklyn në New York. Policia bën me dije se 46-vjeçari Eric Cruz është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin.

Pak ditë më parë, policia arrestoi 35-vjeçarin Anthony Valenti, pasi e kishte qëlluar disa herë me armë shqiptarin, por Grei Frashërin nuk e kishin zënë plumbat. Pasi nuk e zunë plumbat, drejt Greit ka shkuar 46-vjeçari i cili e ka qëlluar disa herë me thikë në qafë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator, ndërkohë që shqiptarit është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.

Policia dyshon se shqiptari u vra për shkak të një sherri për marijuanën. Burimet nga policia iu kanë thënë medieve amerikane se Frashëri kishte nisur të punonte për një shpërndarës droge, i cili ishte rival i njërit prej burrave që kishte punuar më herët. Vrasësi i shqiptarit, Eric Cruz është arrestuar më herët në vitin 2008, pasi ka qenë shitës dhe përdorues droge.

f.g.
Komento