Zyrtarisht policia e shtetit deklaron se nga operacioni për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre 2 turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Nga operacioni janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Sipas policisë grupi është zbuluar nga mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit, veçanërisht Gjermania.

Policia thekson se operacioni nisi në datë 18 tetor në mëngjes me kontrollin në banesën e Mustaf Shutit në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit;
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

Të arrestuar akuzohen për "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve”, "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale. 

Por, REPORT TV zbulon detaje të reja për laboratorin e heroinës. Drejtuesi i laboratorit në Has është A. Hoxha nga Kruja. Ai është pronar i një hoteli në Rinas, ndërsa prej tre ditësh ndodhet në kërkim nga policia, që akoma nuk ka arritur ta prangosë. Hoxha dyshohet se drejtonte aktivitetin e grupit kriminal të heroinës në Has, ndërkohë që mes