Fier/ Zjarri përpin pyllin e Semanit, digjen 2 hektarë me shkurre, Report Tv sjell pamjet me dron (VIDEO)

FIER-Një zjarr masiv raportohet të ketë rënë mëngjesin e sotëm në pyllin e Semanit në Fier. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se zjarri ka rënë në një zonë me shkurre e pisha, por deri tani është djegur një sipërfaqe prej 2 hektarësh me shkurre. Zjarri nuk ka arritur ende në kurorën e pishave. Përhapja e flakëve ka bërë që të ndërhyjë edhe një helikopter i FA, i cili ka mundur të shuajë një nga tre vatrat e zjarrit. Report Tv sjell pamjet me dron nga zjarri, ndërsa duken flakët dhe tymi që kanë mbuluar të gjithë zonën.




Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes thonë që helikopteri Cougar i FA është i pajisur me kova të posaçme me kapacitet 2500 litra. Po ashtu bëhet me dije se kovat u instaluan në helikopterët e FA dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile. Gjitashtu raportohet për 4 zjarrfikëse dhe 60 efektivë në terren.

Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala kërkoi më herët përforcime në mënyrë që zjarri të mos përhapet. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Pas Fierit, vatër zjarri edhe në Kukës, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

Pas Fierit, një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës së sotme edhe në fshatin Kryemadh të Njësisë Administrative Malzi të Kukësit duke djegur disa shkurre. 

Ekipet e Shërbimit Zjarrfikës, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njësisë Malzi e kanë vendosur nën kontroll, ndërsa po punohet për shuarjen e plotë. Nga të dhënat e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë përgjigja përfundimtare pritet nga grupi hetimor.

Bashkia Kukes ju ben thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues për ruajtjen e pyjeve si dhe të angazhohen me grupet operacionale për shuarjen e vatrave te zjarrit në pyje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë