Tiranë-Ayu Putri është indoneziania 20- vjeçare e arrestuar nga efektivë të komosariatit nr 1 në Tiranë, e akuzuar për “Vrasja e foshnjës”. Vajza indoneziane lindi fëmijën e saj 2 muaj më parë dhe e braktisi, duke e lënë në ballkon.

Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me shoqet e tjera, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qira. Ato punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet.

Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatëzënë, dhe në muajin tetor e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes e ka braktisur fëmijën në banesë.

Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Pasi është marrë foshnja, është dërguar në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë më pas.

Fillimisht për shkak të gjendjes së fëmijës, për nënën që e braktisi, nisi vetëm hetim në gjendje të lirë, ndërsa tashmë ndaj saj u lëshua urdhër ndalimi.