POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zyrtare/ Xherdan Shaqiri firmos me Liverpool-in: Dua të fitoj tituj

Xherdan Shaqiri

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Xherdan Shaqirit nga Stoke City. Xherdan Shaqiri është lojtar i gjigantit anglez, Liverpool. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Liverpooli në Premierligë.

Skuadra angleze në faqen zyrtare të klubit, janë bërë të ditur se kanë transferuar Shaqirin nga Stoke City. 26 vjeçari që ishte pjesë e Zvicrës në Kupën e Botës në Rusi, do të mbajë numrin 23 në fanellën e tij te Liverpool.

Kujtojmë se Shaqiri ka qenë pjesë e Stoke City për dy sezone, duke regjistruar 92 paraqitje. Në karrierën e tij, Shaqiri ka veshur edhe fanellat e Interit, Bayern Munich dhe Basel.  

Në deklaratën e parë si lojtar i Liverpoolit, Shaqiri është shprehur krenar që do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Anfield Road’. 


(Xherdan Shaqiri do mbajë fanellën me numër 23)

Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë fillimisht Shaqiri. “Është një klub i madh me histori të madhe, lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu”.

Si lojtar gjithmonë dëshironi të jeni në fazën e lartë të futbollit. Disa vite më parë kam kërkuar të vijë këtu, por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur tani që jam këtu”. Unë dua të përmirësojë veten time, dua të bëhem më i miri dhe të fitoj tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu”.

l.q./al.sp.
Komento