Skandali me listën e PD në Durrës: ‘Hyn’ me 27 kandidatë dhe del me 28! Mbin nga hiçi emri i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të korruptuar

Enri Çeno

1 / 4

Enri Çeno me strukturat e PD

2 / 4

Enri Çeno me strukturat e PD

3 / 4

Enri Çeno

4 / 4
5 Tetor 2020, 08:58

Një skandal ka ndodhur gjatë procesit të votimit të kandidatëve që pritet të futen në listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme.

Demokratët i janë nënshtruar një procesi për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ku anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar në fazat e mëparshme.

Por çuditërisht në qytetin e Durrësit, nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, numri pas votimit sot doli 28 kandidatë.

Zbulohet se emri i shtuar është ai i Enri Çenos, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku. Për këtë skandal Petrit Ceno në tetor 2019 është dënuar me 3 vjet burg për korrupsion. Ne shkurt 2019, para se të dënohej, u shkarkua nga komisioni i pavarur i Vettingut pasi rezultoi se fshehu pasurinë. 

Enri Çeno kandidoi në Durrës në vitin 2017, por nuk u përzgjodh. Sot ai futet në listat e PD-së pa asnjë paralajmërim dhe pa kaluar procesin e votimit, për të cilën PD po mundohet aq shumë.

b.ha./Shqiptarja.com