Panë 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit, ja sa vite burg u dënuan tre gjyqtarët e Durrësit

Panë 'El Classico'-n me paratë e biznesmenit, ja sa vite burg u dënuan tre gjyqtarët e Durrësit

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit që u dënuan sot nga Krimet e Rënda

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me nga 3 vite burg 3 gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno dhe një vit biznesmenin Namik Sadiku. Por duke qenë se procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, aplikohet ulja me 1/3 e dënimit për të akuzuarit dhe 3 gjyqtarët do të bëjnë 2 vite burg, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Por për cfarë u akuzuan? Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe  Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Pas zbulimit të skandalit, të tre gjyqtarët u akuzuan për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë” dhe sot u dënuan nga Krimet e Rënda. Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se kishte fshehur pasurinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë