Bota
-
Në Uashington nisën homazhet në nder të ish-presidenti Jimmy Carter i cili ndërroi jetë dhjetorin e kaluar në moshën 100 vjeçare. Homazhet parashikohen të zgjasin 3 ditë
8 Janar, 14:50 -
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22Manjati i teknologjisë, Elon Musk, komentoi së fundmi refuzimin e prerë të kryeministrit, Justin Trudeau, që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17Gazetarja italiane Cecilia Sala është liruar nga autoritetet iraniane dhe ka mbërritur në Romë këtë të mërkurë, me një avion të nisur nga Teherani.
-
Donald Trump kërcënoi se do e pushtojë me forcë 'Kanalin panamez', revoltohet ministri i Jashtëm: E kemi fituar me luftë
8 Janar, 12:51Ministri i Jashtëm i Panamasë, Havier Martinez-Aka konfirmoi kontrollin e padiskutueshëm të vendit mbi Kanalin e Panamasë, pavarësisht kërcënimeve nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për ndërhyrje të mundshme ushtarake ose ekonomike.
-
Gjermania rrit numrin e të dëbuarve! Vitin e kaluar u dëbuan 18,400 njerëz
8 Janar, 12:45Gjermania ka shtuar numrin e dëbimeve nga vendi. Shifrat qeveritare flasin për një rritje me 20 përqind të atyre të cilët janë detyruar të ikin nga ekonomia më e madhe e Europës
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Ai tha se vendet anëtare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13Mark Zuckerberg heq dorë nga idealet e tij të mëparshme dhe njofton ndërprerjen e sistemit të deritanishëm të verifikimit të fakteve në FB dhe Instagram.
-
Zjarre masive në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar dhe dëme (FOTO+VIDEO)
8 Janar, 07:22Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth. Njoftohet për dy viktima dhe disa të plagosur. Zjarret kanë përfshirë shumë zona të banuara në pjesën jugore të Kalifornisë duke detyruar evakuime masive të banorëve. Vatrat e zjarrit janë përhapur nga erërat e forta që në disa raste arrijnë shpejtësinë prej 160 kilometra në orë. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11Ideja e një zgjerimi shumë të madh territorial të Shteteve të Bashkuara vijon të promovohet në çdo rast nga Donald Trump, i cili së fundmi publikoi në rrjetet sociale një hartë që tregon të gjithë Kanadanë si pjesë e vendit të tij.
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një zyrtari të lartë të qeverisë hungareze për akuzat për korrupsion, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Thesarit, një masë që Budapesti tha se do ta ankimojë kur të marrë detyrën Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
-
Nju Jork, apeli hedh poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar
7 Janar, 21:45Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë të martën kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dënimin e tij të premten, pas shpalljes fajtor vitin e kaluar për 34 akuza penale për falsifikim dokumentesh.
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32“Grenlanda i përket grenlandezëve”, deklaroi sot kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërsa Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, mbërriti sot në ishullin që është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32Një gjykatëse federale bllokoi përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi hetimet e tij ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ndërkohë që gjykata e apelit po shqyrton kërkesën e avokatëve për të mos i publikuar ato.
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42Ngjarja e përgjakshme ndodhi sot rreth orës 17:45, kur një person i armatosur i maskuar hyri në një fabrikë të kompanisë ‘Hänel’, në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg. Ka dhe një person të plagosur
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.
-
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46Trump insistoi gjithashtu në idenë që Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin Kanalin e Panamasë. "Jemi në negociata me ta," tha presidenti i zgjedhur, pa dhënë detaje. Ai shtoi se nuk mund të garantonte që nuk do të përdorej presion ushtarak ose ekonomik për kanalin. E njëjta gjë, sipas tij, mund të ndodhë edhe me Groenlandën.
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47Një 14 vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë sot teksa po lëvizte në një autobus të linjës 472 në Londër, Angli
-
Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen
7 Janar, 19:16Patrullat i pikasën në qytet, teksa bënin lëvizje të çuditshme. Rrezikohet dhe jeta e efektivëve, në makinë u zbulohen mjete që shërbenin për vjedhje, si; disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida, leva dhe gërshërë elektrike
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për 14.9 miliardë dollarë, krijon hije mbi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Japoni, i cili gjendet në Japoni, për takime lamtumire me aleatin më të rëndësishëm të Uashingtonit në Azi.
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42Britania duhet të transferojë të gjitha asetet e ngrira të Rusisë në Ukrainë. Kështu shkruhet në një letër drejtuar gazetës ‘The Times’, nga një grup deputetësh britanikë dhe politikanë nga vende aleate përfshi dhe Lulzim Bashën, Raporterin e KiE për rindërtimin e Ukrainës.