Lajme nga emisionet
-
5 Dhjetor 2024, 22:32
-
-
-
'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril
5 Dhjetor 2024, 21:41Në emisionin "Frontline," u kritikua niveli i ulët të diskutimeve parlamentare, duke e cilësuar gjuhën si vulgare dhe të papërshtatshme. Diskutimi u përqendrua tek përplasjet personale mes deputetëve Ina Zhupa dhe Erion Braçe. Analistët theksuan se kriza e thellë e sistemit politik dhe parlamentit, përngjan me një spektakël vulgar sesa me një institucion serioz demokratik.
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor 2024, 21:34Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi parlamentin aktual si më banal në historinë e Shqipërisë, duke kritikuar mungesën e etikës dhe profesionalizmit. Ai theksoi se sistemi i listave të mbyllura ka favorizuar sjellje të papërshtatshme, duke humbur elitat dhe cilësinë e dikurshme të politikës shqiptare.
-
-
-
'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im
5 Dhjetor 2024, 18:04Debate të forta mes juristëve Alesia Balliu dhe Romeo Kara në emisionin "Studio Live" mbi opozitën dhe Sali Berishën, në prag të zgjedhjeve të 2025-ës. Kara kritikoi liderët politikë për dështimin në sjelljen e ndryshimit, ndërsa Balliu mbrojti rolin e Berishës në politikën shqiptare.
-
Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin
4 Dhjetor 2024, 22:50 -
-
-
Partitë e vogla sfidojnë Kodin Zgjedhor/ Nesturi: Kanë fituar vetëm betejën morale, Shabani: Ndryshe nga ata që djegin gomat, luftojmë institucionalisht
4 Dhjetor 2024, 21:42Kodi zgjedhor i dakordësuar mes PS dhe PD është sfiduar nga partitë e vogla në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e ndryshimeve.Në 'Repolitix' u theksua rëndësia e garantimit të pluralizmit dhe kritikuan listat e mbyllura si një pengesë për transparencën dhe barazinë e votës.
-
'Matrix'/ Ferdinand Dervishi: SPAK mund t'i japë një goditje përfundimtare krimit! Ka treguar që nuk intimidohet
4 Dhjetor 2024, 20:16Ferdinand Dervishi diskutoi në ‘Studio Live’ për zbulimin e aplikacionit Matrix, përdorur nga krimi. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe parashikoi se zbulimi i këtij aplikacioni do t’i japë goditje të fortë krimit. Dervishi gjithashtu paralajmëroi për fuqinë e bandave kriminale dhe nevojën për veprime të tjera të SPAK për të parandaluar ngjarje si ajo e "Falcone" në Itali.
-
Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'
4 Dhjetor 2024, 19:49Në 'Studio Live' u diskutua zhvillimet në Siri, ku Rusia dhe Irani po mbështesin regjimin e Assad, ndërsa rebelët janë mbështetur nga Turqia dhe Ukraina. Ushtria ruse ka avancuar ndjeshëm në Ukrainë gjatë nëntorit. Krisafi dhe Arapi diskutuan edhe rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga Putin në rast humbjeje.
-
‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Hysenaj në Report Tv: 12 vite që të hartohej dosja! Skënder Haklaj: Do njihemi në të gjithë botën, vështirë të caktohet lashtësia e tij
4 Dhjetor 2024, 19:47“K’cimi i Tropojës”, është bërë zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Lidhur me këtë koreografi Skënder Haklaj, i cili është edhe nismëtari për ta dërguar në UNESCO, u shpreh se tashmë ‘Kcimi i Tropojës’, do ta njohi e gjithë bota.
-
1 thelpi hudhër në ditë haje në këtë mënyrë… Hudhra mund të ndryshojë jetën nga Altin Joka
4 Dhjetor 2024, 16:35Përfitimet e mahnitshme nga konsumimi i hudhrës, këshilla si ta kombinojmë për gjendje të ndryshme shëndetësore
-
-
-
Rikthimi i Berishës në Parlament/ Meçe në 'Repolitix': Sot ishte krenar, por i dh...! Çaça: Ai sfumon çdo zë nga opozita! Tafani: PD pa bosht ideologjik
3 Dhjetor 2024, 21:37Rikthimi i Sali Berishës në parlament u shoqërua me debat në “Repolitix”. Arben Meçe e kritikoi si një përpjekje të dështuar për të luajtur viktimën, ndërsa avokati Përparim Çaça e cilësoi si një lider të fuqishëm për opozitën. Endri Tafani vuri në dukje mungesën e një ideologjie të qartë në PD, ndërsa Besart Logu kritikoi Berishën për ndjekjen e një agjende personale.
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, Agim Nesho: Akt terrorist! Pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon! Tensionet mund të rriten, Kosova të ketë kujdes
3 Dhjetor 2024, 19:37Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në 'Frontline Interview' e cilësoi sulmin në Zubin Potok si një akt terrorist të organizuar nga forcat paramilitare, të lidhur ngushtë me Serbinë. Sipas tij, Vuçiç po tenton të krijoj një "konflikt të ngrirë" në veri të Kosovës, si pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon. Nesho paralajmëroi se tensionet në Ballkan mund të rriten nëse Serbia dhe Rusia intensifikojnë provokimet.