TIRANË - Debate në ‘Studio Live’ pasditen e sotme teksa dy juristët, Alesia Balliu nga PD dhe Romeo Kara u përplasën teksa folën për opozitën dhe Berishën në prag të zgjedhjeve të 2025-ës.
Kara kritikoi kodin zgjedhor dhe mungesën e reformave reale, duke argumentuar se liderët aktualë, përfshirë Berishën dhe Ramën, trajtojnë pushtetin si pronë personale dhe nuk sjellin shpresë për ndryshim.
'Po shkojmë me një kod zgjedhor diskriminues, në 30 vite për mua ministria më e madhe duhet të ishte për Diasporën. Ambasadat tona jashtë duhet të ishin qeveri për shqiptarët.'
Ai theksoi nevojën për liderë të rinj dhe përfshirjen më të madhe të diasporës, duke kritikuar mungesën e një qasjeje të strukturuar për garantimin e votës së tyre.
'Vota e tyre e pagarantuar. Nuk votojnë symbyllurazi. Ka shqiptarë që nuk e njohin jetën, atje janë të edukuar, dhe vijnë këtu dëgjojnë dy pseudolidera që pretendojnë nëse do e çojnë vendin në Europë. me sukses PD-ja ka afruar një avokate të re. Po liderët kur do ikin, si njëri dhe tjetri. Këta kanë vetëm meritat, kusuret i kanë këta që ndërrohen.'
Kara deklaroi se PD dhe PS duhet të largohen nga skena politike për t’i hapur rrugë një të ardhmeje më të drejtë dhe më shpresëdhënëse.
'Ne duam një ndryshim, si do vijnë ndryshimi. Kush i la partitë e reja. Këta na kanë dhënë jetën, kush nga këta të dy sjell shpresë? Për çfarë janë të besueshëm? Do e marrin pushtetin për të ndryshuar Shqipërinë. Në 92 kishim parlament një intelektual, sot liderët edhe këta të dy kanë për borxh të rrijnë 10 orë me një derdimen që është biznesmen, por me kryetarin e akademisë së shkencave nuk rrijnë as 10- minuta. Pushtetin e kanë si pronë. Me këto nuk do kemi ndryshime. Po të ishte një popull i lirë, po të vlerësonte liderët si duhet, këta janë edhe e tashmja, dhe e shkuara dhe e ardhmja. Nëse pushtetin e përdorin si terapi egoizmi, kurrë mos u bëfshin zgjedhjet në Shqipëri. Janë të sigurt që ku popull mban.'
Nga ana tjetër, Alesia Balliu mbrojti Berishën si lider të demokratëve, duke theksuar arritje si liberalizimi i vizave dhe ndërtimi i Rrugës së Kombit. Ajo argumentoi se përgjegjësinë për ndryshimin e mban populli dhe demokratët që vazhdojnë të mbështesin Berishën.
Debati kaloi në përplasje të drejtpërdrejta, ku Kara kritikoi ndikimin e liderëve në pazaret politike, ndërsa Balliu theksoi përparësinë e opozitës për t’u fokusuar te reformat në shëndetësi dhe arsim. Përfundimisht, të dy ndanë qëndrime të kundërta mbi vizionin e së ardhmes politike të Shqipërisë.
Romeo Kara: Nuk kemi emergjencë për të zgjidhur hallet e Saliut.
Alesia Balliu: Ka emergjencë shëndetësinë, arsimin.
Romeo Kara: Kush tha të merresh me këto halle.
Alesia Balliu: Ndërgjegjja ime.
Romeo Kara: Popull është i joti dhe jo i imi domethënë. I çove Nard Ndokën ministër shëndetësie.
Alesia Balliu: Ti shih çfarë i bëri Saimir Tahiri me kanabizimin, Erion Veliajn me 5D.
Romeo Kara: Një tenxhere me një kapak, PD PS duhet të marrë fund. Si u morët vesh me Ramën me 105 vota? Nuk janë dhe aq budallenj për hallet e tyre. Ata mund të përdorin dhe Alesian. Mund të më vijnë dhe mua.
Alesia Balliu: Sali Berisha është kryetari i partisë time, nuk është pronari im. Unë mbaj përgjegjësinë time.
Romeo Kara: Ti mendon që Sali Berisha nuk ka të bëjë me pazarin politik. Është i duhuri?
Alesia Balliu: E vendos populli.
Romeo Kara: Kur e votuat Berishën ju?
Alesia Balliu: Pse doli e katra logo e PD-së? Berishën e ka votuar masa, ata demokratë.
Romeo Kara: Çfarë meritash ka ky demokrati i madh?
Alesia Balliu: Liberalizimi i vizave, rruga e Kombit.
Romeo Kara: Kush tha që nuk ishte gjeo-politika?!
Në një diskutim në "Studio Live", Saimir Korreshi dhe Romeo Kara diskutuan mbi mundësinë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri.
Korreshi sugjeroi që një qeveri teknike mund të vendoset përmes presionit politik dhe mund të ngjajë me modelin e Maqedonisë së Veriut, ku zgjedhjet kontestohen dhe ky proces është i parashikuar në Kushtetutë. Ai propoziroi që ky model të aplikohet çdo katër vjet, duke përfshirë edhe PD dhe PS.
'Kjo nuk është dëshirë e Saimirit apo opozitës. Qeveri teknike e vendos dhe ai në pushtet. Po të kemi presion siç po ndodh mendoj se do ketë qeveri teknike. Do doja versionin e Maqedonisë së Veriut, duke qenë se atje zgjedhjet kontestohen dhe ta fusim në Kushtetutë. Të jetë çdo 4 vjet, ta ketë dhe PD dhe PS. Gjithë kohës kemi artikuluar për vjedhje votash.'
Nga ana e tij, Kara e theksoi se të dy palët politike, PD dhe PS, kanë tendencën të kontrollojnë administratën zgjedhore për të realizuar interesat e tyre. Ai kërkoi një reformë të thellë që do të largonte administratën nga ndikimi politik dhe krijimin e një komisioni zgjedhor të pavarur.
Kara propozoi që Shqipëria të kalojë nga një sistem politik në një tjetër, duke theksuar se nuk mund të kalojmë nga Edi Rama te Sali Berisha. Ai insistoi se qeverisja teknike do të ishte një hap i domosdoshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke e quajtur këtë nevojë për një periudhë të paktën dyvjeçare.
'Të dy palët nuk ndryshojnë në kapjen e administratës për zgjedhjet si duan vetë. I njoh të dyja, bashkohen dhe janë sikur i kanë bërë një nënë. Nuk bëjnë një ligj për administratën të ndryshoj Shqipëria. Sa presin të transferohën oligarkët, ca presin një vend pune. Që të bëjmë hapin e parë të ndërtimit të shtetit, duhet ti detyrojmë forcat politike të mos merren me administratën.
Kanë kapur peng shtetin dhe njerëzit në administratë mund të frikësohen, mund të kenë një anim nga pushteti. Kemi nevojë për qeverisje teknike minimumi dy vjet. Mendoj se kjo qeverisje duhet të përgatisi për një komision zgjedhor të pavarur. Votat e mia i numëron ai xhaxhi atje, me xhaxhi tjetër në qeveri. Votat janë marrë me premtime. Unë jam për të kaluar nga një sistem tek tjetri, jo nga Edi tek Saliu. Nuk ka për të kaluar kështu. Se në këtë lloj loje është më perfekt se Saliu.'
Korreshi e mbështeti idenë e një qeverie teknike, duke theksuar se kjo do të garantonte mospërfshirjen e administratës në zgjedhje dhe eliminimin e patronazhistëve që po e dëmtojnë sistemin zgjedhor.
'Garantimi i qeverisë teknike do garantonte mospërfshirjen e administratës në zgjedhje. Njësitë administrative janë kthyer në patronazhistë.'
Në një debat të ashpër në "Studio Live", Romeo Kara akuzoi opozitën dhe Berishën për riciklim politik dhe tha se Shqipëria do të jetë më e humbur nëse rikthehen liderë të tillë. Ai e përshkroi rikthimin e Berishës në pushtet, si një "riciklim nga varri".
Alesia Balliu i kundërpërgjigj duke theksuar se Rama ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe kërkoi të dinte pse Kara ka frikë nga një rikthim i Sali Berishës. Kara e refuzoi këtë shqetësim, duke thënë se askush nuk e intereson më Berishën.
Romeo Kara: Ky popull do jetë më i humbur se vetë humbja nëse riciklon këtë person. Unë them 1000 vjet të jetë Rama atje dhe t’ju talli se sa të riciklikohet ky person nga varri.
Alesia Balliu: Ke 12 vjet Ramën në pushtet.
Romeo Kara: 12 mijë vjet. Po të iki ai, ikën Rama.
Alesia Balliu: Pse ke frikë nga rikthimi i tretë i Sali Berishës?
Romeo Kara: Kush po pjerdh për Berishën?!
AS ME RAMEN,,AS ME SALI,,POR ME PARTITE E REJA..QORRIN..SHABANIN...
PërgjigjuKrenohet idjotja se e ka kryetarin non grata.
Përgjigju