'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril

Frontline

TIRANË - Debati i sotëm në ‘Frontline’ u përqendrua tek seanca e sotme në parlament ku pati edhe një debat me fyerje personale mes demokrates Ina Zhupa dhe socialistit Erion Braçe.

Sipas deputetit Dashamir Shehi, parlamenti ka humbur etikën dhe ka krijuar një model politik ku imitohet sjellja e liderëve, duke përfshirë përplasjet dhe batutat që shoqërojnë shumë seanca, por që nuk i kontribuojnë asgjë pozitive diskutimeve. Ai theksoi se ky është një fenomen që shkakton kënaqësi për një pjesë të publikut, por që në fakt është një shfaqje banale, e cila shkel mbi vlerat e politikës dhe diskutimeve të qëndrueshme.

'Modelin e kanë krijuar shefat. Këto imitojnë shefat e tyre. Jo vetëm që nuk është etike, por edhe ideja që gjej një batutë për ty, duket si zotësi e madhe. Duhet të mbahemi brenda bashkësisë politike të gjuhës. Brenda një gjuhë politike që është goxha e ashpër. Kalon përtej politikës. Por kjo që u bë sot nuk është hata e madhe. Nuk është përgjegjësia jonë a je i vogël ti si trup apo je i gjatë. Ju thoni është zbutur gjuha. Përplasja duhet të jetë krejt gjë tjetër. përplasja nuk mund të jetë si ta poshtërosh tjetrin. Kjo është kënaqësi perverse. Me këto kënaqet vulgu i popullit. Kjo nuk është esenca e parlamentit.'

Deputeti socialist Lavdrim Krashi u shpreh pwr Marsela Karapanço se politikanët, në vend që të diskutojnë për interesat kombëtare, merrem me çështje të pakuptimta dhe personale, siç është gjatësia e njërit apo ngjyra e flokëve të dikujt. Ai nënvizoi se ky lloj personalizimi në politiken shqiptare ka arritur në nivele të papranueshme dhe nuk ka lidhje me një debat të vlefshëm politik.

'Më thuaj një fjalë që kanë thënë këta që është në interesin kombëtar. I referohem kujtdo. Niveli më i ulët i të bërit politik është personalizimi. Se çkam unë me një deputet tjetër mund ta zgjidh jashtë për kokrrin e qejfit. Nuk është parlamenti të merresh sa i gjatë është njëri, sa i ka flokët bjond dikush tjetër. Hyj tek ata që mendoj se punonjësi më i thjeshtë i administratës është ministër, deputet, president.'

Edvin Kulluri theksoi se pas vitit 2009, parlamenti ka pësuar një rënie të vazhdueshme dhe nuk ka asnjë reagim substancial nga deputetët e dy grupeve kryesore. Ai theksoi se këtë mungesë të substancës e shohim edhe në pozita të tilla si Gaz Bardhi, i cili, sipas tij, ka përçuar një mesazh të zbrazët dhe të pavlefshëm.

'Për fat të mirë nuk i dëgjoj më. Parlamenti është parlament i dobët. Ka qenë në vijëmsi i dobët pas 2009. Tek dy blloqet e mëdhaja, nuk gjen një votë kundër brenda grupit. Nuk ka një votim. Minimalisht ka lodhje të madhe kjo radikalë. Si nuk del një deputet i PS nuk thotë dikush një gjë substanciale. Të gjithë në resht. Edhe opozita ka të njëjtën problem. Po të shohësh sot çthotë Gaz Bardhi, jeni tmerruar nga ardhja e Sali Berishës. Këto janë përralla. Këta nuk tmerrojnë dot mushkonjat. Janë qesharake. Kjo është garë kush serviloset më shumë, kjo është garë për vend pune. Nuk është parlament ku flitet, debatohet. Dhe arrijmë në këtë nivel banaliteti.'

Kritikat u rritën edhe nga gazetari Anri Bala, i cili përmendi incidentin e sotëm mes Zhupës dhe Braçes si një shembull të nivelit të ulët të debatit në parlament. Ai e quajti sallën e parlamentit si një “stallë,” duke e akuzuar sistemin politik për prodhimin e një klase politike që përbëhet nga individë të injorantë, të paformuar dhe me sjellje të ulëta morale.

'Problemi i parlamentit ishte sot ai irritomi i zotit Bardhi, që më duket si trajneri që i thotë lojtarit hidhur që të marri karton kundërshtari. Zonja Zhupa e kaloi me të qeshur, atë situatë dhe iu përgjigj me të njëjtin regjistër zotit braçe. Nuk më duket çudi për atë lloj zhurme. Unë e quaj atë sallë, stallë. Janë produkt i këtyre subjekteve politike. Kanë vendosur injorantë, dallkaukë, kriminale, finokë të poshtër.'

Pano Soko tha se mungesa e ideve dhe vizionit është zëvendësuar me forma të ekstremizuara dhe shfaqje të paqëndrueshme për të mbajtur vëmendjen e publikut. Ai tha se ky është një mjet që politikanët përdorin për të mbajtur tensionin publik, duke e kthyer parlamentin në një spektakël shfrenuar dhe jo në një forum të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

'Aty PS është me PD dhe po i jep një dorë për ti dhënë dimension opozitar. Ju ka mbaruar karburanti politik. Ju kanë mbaruar idetë, morali. Ka mbaruar propozimet, vizioni. Dhe kur vjen faza e sterilitetit politik e zëvendëson me vulgaritet folklorik. Kur je steril. Kur ka karburant politik, ke çfarë bën. Njerëzit kalojnë tek format kur substanca ka mbaruar. Hajde zihemi, digj karrige. Shaje nga nëna. Kjo është e vetmja formë që tensionojnë publikun. Populli nuk pret nga parlamenti të bëhet më i famshëm nga Big Brother. Nuk kanë substancë.'

Në përgjithësi, u shprehën se parlamenti shqiptar ka rënë në një nivel të thellë banaliteti dhe ka humbur thelbësisht rolin e tij si një institucion ku ndodhin debatet serioze dhe të dobishme për zhvillimin e vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Kërkesa e partive të vogla për listat e hapura/ Deputeti socialist Krashi: E kuptoj shqetësimin e tyre, por nuk ka ligj perfekt

 

Deputeti Lavdrim Krashi shprehu mendimin në 'Frontline' se nuk ka një ligj zgjedhor perfekt, duke përfshirë edhe atë të zgjedhjeve. Ai e kupton shqetësimin e partive të vogla për kalimin nga sistemi mazhoritar në atë proporcional, pasi kjo do t’u mundësonte më shumë mundësi për përfaqësim.

Krashi theksoi se sistemi i pastër mazhoritar ka ndihmuar disa parti të arrijnë rezultate të paarsyeshme në krahasim me vëllimin e votave që kanë marrë, duke përmendur një rast në Britani ku partia e katërt më e madhe fitoi vetëm 4 mandate pavarësisht marrjes së 6.2 milionë votave.

'Mendoj se nuk ka ligj perfekt. Edhe ai i zgjedhjeve. Për partitë e vogla, e kuptoj shqetësimin  tyre. Kërkesa që ata kanë që të kalohet nga sistem i pastër mazhoritar në proporcionale, sepse kjo i jep mundësi për përfaqësim. Ka parti të vogla, por p.sh. në zgjedhjet e fundit parlamentar në Britani, partia e tretë e madhe ka 71 mandate, e katërta mori 6.2 mln vota, por 4 deputetë. Nuk ka ligj të pastër. Kemi preferenca personale. Secili nga 139 deputetët e tjerë. Kemi pasur një sistem zgjedhor, por partitë politike nuk të detyrojnë por ka një disiplinë partie por nuk na pengon mendimet tona. Argumenti duket shumë i qartë, por në realitet kemi pasur sistemin e mëparshëm, por brenga më e madhe, në një klasë, ekip nuk janë të gjithë shefa ekzekutivë. Sistemi më i mëparshëm, kemi një rast në Dibër një profesor doktor mori më pak vota se një dallkauk', tha Krashi. 

Ora 22:07
Përplasja mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, gazetari Bala: Ka kohë që nuk i them më sallë, por 'stallë' parlamenti

 

Anri Bala kritikoi parlamentin pas incidentit të fundit mes Erion Braçes dhe Ina Zhupës, duke e quajtur sallën një “stallë” ku dominon injoranca dhe fyerjet. Ai thekson se këto përplasje janë pasojë e vendimeve të liderëve politikë, duke zëvendësuar debatet me tensione dhe batuta të shëmtuara, që dëshmojnë mungesë substancë politike.

'Problemi i parlamentit ishte sot ai irritomi i zotit Bardhi, që më duket si trajneri që i thotë lojtarit hidhur që të marri karton kundërshtari. Zonja Zhupa e kaloi me të qeshur, atë situatë dhe iu përgjigj me të njëjtin regjistër zotit braçe. Nuk më duket çudi për atë lloj zhurme. Unë e quaj atë sallë, stallë. Janë produkt i këtyre subjekteve politike. Kanë vendosur injorantë, dallkaukë, kriminale, finokë të poshtër', tha Bala.

 

 
G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri

VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri