TIRANË - Kodi zgjedhor i dakordësuar mes PD dhe PS është dërguar në Kushtetuese nga një grup prej partive të vogla, me anë të 2 kërkesave. Sot ishte seanca në Gjykatën Kushtetuese dhe pritet që të merret një vendim për pezullimin ose jo të ndryshimeve në kod. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.
Plator Nesturi vuri theksin te dallueshmëria mes partive të vogla dhe të mëdha si një çështje morale për qytetarët.
'Kjo është një betejë, që më tepër ka të bëjë me theksimin e dallueshmërisë e këtyre partive me të mëdhatë. Këta kanë aspektin moral para qytetarit, që këtë betejë po e bëjmë për të gjithë. Ka të bëjë me mënyrën si konceptohet e gjithë në sensin e barazisë së votës. Që janë kundër autokracisë në parti ku vendos kryetari. Nuk është se i prish punë. Sa janë pritshmëritë e partive të vogla për mandate, si do shpërndahen është e drejtë e tyre. Nuk ka trysni nga partitë e mëdha për listë të hapur. Ka të bëjë me mënyrën si do prezantohet dy partitë e mëdha. fushata tashmë quhet e filluar.'
Endri Shabani, i cili ishte sot në gjyaktë, vlerësoi fuqizimin institucional të të bërit opozitë në dallim nga PD dhe kundërshtoi mënyrën aktuale të listave të mbyllura.
'Shkuam në Gjykatë Kushtetuese për të konstatuar kushtetueshmërinë. Këto ligje të parlamentit a bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo është një betejë, që tregon për çfarë po luftojmë dhe si po luftojmë. Ka një opozita që lufton me djegie karrigesh, gomash, ka dhe një opozitë tjetër që lufton institucionalisht, shkon në SPAK, sjell projekt-ligje. Nëse besojmë se ia arrijmë qëllimit me djegie gomash, pse do shkoj në GJK të lodhem? Por këtu është djegur Shqipëria para prapa, ajo që ka munguar është fuqizimi i institucioneve. Këtë betejë e bëjmë për të garantuar pluralizmin politik. Këta janë mbyllur që në 2008. Synojnë ta fshehin kandidatin nga votuesi. Ai thotë voto këtu, mos shih ç’ke brenda.'
Skerdjan Dhuli nuk e ka problemin aq më mbylljen e listës se sa me parcelizimin që i bëhet votës me këtë sistem që favorizon partinë në pushtet.
'Zgjidhjet zhvillohen me proces mazhoritar. Gjysma e kandidatëve mund të jenë analfabetë. Shumica e kryetarëve të bashkive, nëse u jep një letë A4 nuk e lexojnë dot deri në fund. A janë ndëshkuar me votë kryetarët e bashkive? Jo. Një kryetar partie e vendos veten në listën e hapur. Le ta vendos veten në listën e hapur. Nuk e pengon njeri. Unë kam firmosur peticionin për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Por Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Problemi është parcelizimi i votës. Zgjedhjet nuk janë problemi tek sistemi.
Nuk ka pasur gjë më të shëmtuar se në 2021 luftën e ashpër me njëri-tjetrin. Mes të dyjave do doja listën e hapur. Por argumentat, që dolën vetëm ai i Shehit qëndron. Thotë që nuk mund të ketë deputetë partie. Votuesi e di kë ka te thesi. Kur ka një ekip votuesi e di kë voton. Deputeti i pestë në PD bënte fushatë për Edi Ramën. Sot. kemi parti politike që marrin votë në terren, por kush ta jep të drejtën që votën t’ja çosh Edi Ramës. Duhet ta dorëzojë mandatin.'
Rezart Kthupi theksoi në 'Repolitix' se një pol i tretë politik do të kërkonte bashkimin e aktorëve që ndajnë parime të ngjashme dhe synojnë të sfidojnë bipartizanizmin e vendosur pas 2025.
Ai shtoi se ky sistem synon të ruajë dominimin e dy partive kryesore, ndërsa një pol i tretë ose edhe një i katërt do të ishte optimal për t’i dhënë vendit më shumë pluralizëm dhe sinergji idesh. Kthupi kritikoi edhe PS dhe PD për mospërputhje në çështje thelbësore.
'Një pol i tretë do kërkonte të ngjizeshin në një subjekt të gjithë ata faktorë dhe aktorë që ndajnë parime bazë të njëjta dhe e konsiderojnë nevojën për të mos lejuar këtë bipartizanizmin të funksionojë përtej 2025. Nga 2025 është tentuar në Shqipëri të krijohet një bipartizanizëm ligjor. Të ruhen dy partitë politike binom kryesor. Optimale do ishte pol i tretë, por do ishte mirë dhe 4 pole. Grupimi duhet të ketë dhe sinergji idesh. Me PD dhe PS kemi kundërshtime për gjëra thelbësore.'
Debat i ashpër në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, teksa Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Gjithçka filloi kur ky i fundit, tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por gjithçka është kthyer mbrapsht sipas tij prej Erion Veliajt.
Shabani mohoi akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke e quajtur Dhulin “qen”. Nga ana tjetër, Dhuli përdori gjuhë fyese, duke e cilësuar Shabanin si “prezervativi i Erion Velisë”. Situata degradoi më tej me kërcënime për largim nga studioja dhe një atmosferë të tensionuar që dominonte diskutimin.
Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish. Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.
Endri Shabani: Po shpif publikisht. Del një qen që leh. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.
Dhuli: Ti je prezervativi i Erion Velisë.
Shabani: O nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.
Dhuli: Përfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.
Shabani: Ç’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.
Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.
Shabani: Të tërheqi fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.
Dhuli: Që të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.
Skerdjan Dhuli thekson në 'Repolitix' se zgjedhjet duhet të zhvillohen me proces mazhoritar, duke ngritur shqetësimin për nivelin e ulët të kandidatëve dhe kryetarëve të bashkive.
Dhuli mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor, por nënvizon se kryeministrit Rama nuk i intereson një reformë e tillë. Problemet thelbësore, sipas tij, janë parcelizimi i votës dhe mungesa e ndershmërisë në përdorimin e mandateve, ku deputetët e partive shpesh mbështesin rivalët politikë.
'Zgjidhjet zhvillohen me proces mazhoritar. Gjysma e kandidatëve mund të jenë analfabetë. Shumica e kryetarëve të bashkive, nëse u jep një letër A4 nuk e lexojnë dot deri në fund. A janë ndëshkuar me votë kryetarët e bashkive? Jo. Një kryetar partie e vendos veten në listën e hapur. Le ta vendos veten në listën e hapur. Nuk e pengon njeri. Unë kam firmosur peticionin për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Por Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Problemi është parcelizimi i votës. Zgjedhjet nuk janë problemi tek sistemi.
Nuk ka pasur gjë më të shëmtuar se në 2021 luftën e ashpër me njëri-tjetrin. Mes të dyjave do doja listën e hapur. Por argumentat, që dolën vetëm ai i Shehit qëndron. Thotë që nuk mund të ketë deputetë partie. Votuesi e di kë ka te thesi. Kur ka një ekip votuesi e di kë voton. Deputeti i pestë i PD në Vlorë bënte fushatë për Edi Ramën. Sot. Kemi parti politike që marrin votë në terren, por kush ta jep të drejtën që votën t’ja çosh Edi Ramës. Duhet ta dorëzojë mandatin.'