Politikë
-
U nënshkrua sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. Marrëveshja bashkon Shqipërinë, Italinë e Emiratet Arabe në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
15 Janar, 09:55 -
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36Në një postim në rrjete, Braçe, ka reflektuar mbi rrugëtimin e tij politik, duke theksuar se gjithçka ka nisur në 15 janar 1992 dhe do të përfundojë ashtu si ka filluar, si një socialist i zakonshëm. Braçe e ka konsideruar veten një pjesë të një lëvizjeje më të madhe, një minorance të majtë që luftonte për të drejtat e qytetarëve dhe kundër një fryme mbytëse dhe dhunshme që ndodhej në shoqëri.
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
15 Janar, 09:33Në gjunjë dhe me foulard (shall mëndafshi i lehtë) si dhuratë. Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi sot ngjarjen e 26 viteve më parë të ndodhur në Reçak të Kosovës, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe masakruar 45 prej tyre.
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22Një sondazh i publikuar nga Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se cilin nga politikanët mbështesin më shumë shqiptarët.
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54Bajram Yzeiraj ish-drejtues i Policisë tregon praktikën që është ndjekur më 21 janar 2011, kur u vranë nga Garda 4 protestuar gjatë tubimit të Partisë Socialiste.
-
-
-
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ishte sot në ‘Frontline Intervieë’ ku ndër të tjera u ndal për Marsela Karapançon edhe tek akuzat e Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre
-
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46Avokati Edmond Petraj tregon ‘dosjet e nxehta’ në REPORT TV. Seancën paraprake të dosjes “Partizani” më 20 janar e quan me të rëndësishmen, se varet fati i Berishës. Por kujton se ish-kryeministri rrezikon shumë me dosjen 21 Janari. SPAK ka hetime edhe për Ballukun, Nokën, Bardhin! Çfarë do ndodhë me Ilir Metën
-
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës dhe partive të reja në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48Shifrat në rritje të diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 13 mijëshin. Bashkë me numrat, të dhënat na tregojnë edhe për shtrirjen e shqiptarëve nëpër botë, vende atipike, të cilat nuk janë të njohura si destinacione për traditën tonë emigruese.
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve.
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime qarkut të Tiranës me Blendi Gonxhen dhe Pandeli Majkon. Mbështetje ka çuar edhe në Fier e Vlorë.
-
-
Plator Nesturi prezantohet prefekti i ri i Qarkut të Vlorës
14 Janar, 15:34Plator Nesturi prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e sotme në Prefekturën e Qarkut. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka prezantuar Nesturin, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij.