Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi përmirësimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane, përmirësim që sikundër tha komisionerja duhet të merret shembull nga vende të tjera.

Kos pritet të vizitojë Shqipërinë në muajin shkurt. Lajmi është bërë vetë me dije nga Kos teksa fliste para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që Kos i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Kos shprehet se Shqipëria ka të gjithë kapacitetet që të procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027.

“Sa i përket Shqipërisë. Deri më tani kemi dy pretendentë kryesorë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Mali i Zi ka të gjithë kapacitetet që të përfundojë procesin e grupkapitujve deri në vitin 2026 ndërsa Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim por sigurisht kjo është një punë e vështirë. Pyetja mu bë nëse i shikoj këto dy vende anëtare deri në vitin 2028. Nëse këto vende japin atëherë këto vende duhet të na bashkohen. Unë do të shkoj në shkurt në Shqipëri dhe shpresoj që këto lëvizje që po bën dhe ky i gjithë ky përmirësim dhe vullnet që ky vend ka treguar duhet të merret si shembull edhe nga vendet e tjera, përfshirë Serbinë”, tha Kos.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tash "kemi një moment të ri pozitiv në BE".

"Për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja. Por, u kam thënë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur bëhet fjalë për kriteret themelore dhe vlerat e BE-së", tha ajo.

Pas zgjedhjeve që mbahen më 9 shkurt në Kosovë, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Kam folur me Ramën për një ndeshje basketbolli mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate

1736866741_kos.JPG

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, tha se është duke folur me kryeministrin Edi Rama për të organizuar një ndeshje basketbolli mes një përfaqësueseje të vendeve anëtare të BE-së dhe një përfaqësueseje të vendeve kandidate.

Sipas saj, sporti ka fuqinë për të bashkuar popujt pavarësisht kufijve që janë mes tyre dhe kjo do të ishte një mënyrë për të ndihmuar procesin e integrimit europian.

“Për mua kultura dhe sporti kanë një fuqi të veçantë për të bashkuar njerëzit përtej kufijve. Jemi duke biseduar me vendet kandidate për të organizuar një ndeshje futbolli mes një skuadre të përbërë nga vende kandidate dhe një skuadre me vende anëtare.  Mendoj nëse kemi anëtarë sportivë nga komisioni, apo nga Parlamenti Europian përfshi gratë, sigurisht, janë të mirëpritur.

Me kryeministrin e Shqipërisë po flasim për ndeshje të njëjtë, por në basketboll, meqë ai ka qenë lojtar basketbolli”, tha Kos, gjatë fjalës së saj në Komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë