-
Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën
Kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti do të vazhdojë detyrën dhe nuk do t’i ndërpritet mandati. Ai u denoncua nga Instituti i Studimeve Politike të cilët i treguan KQZ-së disa dënime të tij, të cilat i kishte fshehur
9 Shtator 2024, 11:11 -
SKEDA/ Jep dorëheqjen Rrumbullaku, ja udhëzimi për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit! Kandidatët nën lupën e SHISH e Prokurorisë! Gara vëzhgohet nga SHBA e BE (DOKUMENTI)
Ndërsa Muhamet Rrumbullaku ka paraqitur dorëheqjen, ministri i Brendshëm ka hartuar udhëzimin mbi bazën e të cilit do të hapet gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit. Shqiptarja.com publikon udhëzimin. Nga 100 pikë 50 janë për vlerësimin organizativ, 10 integriteti dhe 30 profesionalizimi, 10 janë elementet shtesë. Ministri i propozon kryeministrit emrin e parë të listës.
5 Shtator 2024, 22:05 -
Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023: Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë
Kryetarja e AIDSSH, Gentjana Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023.: Kemi rritur cilësinë e shërbimeve. Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë. Kemi propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor. Hetime adminstrative për identifikikimin e varreve të të zhdukurve në diktaturë, arkivë digjitale dhe platformë arsimore për të rinjtë.
19 Korrik 2024, 19:26 -
Interpelanca/ Xhixho: ‘Pisa 2022’ tregoi gjendjen e arsimit! Manastirliu: Pagat janë rritur, kushtet e punës më të mira
Deputetja Erisa Xhixho thirri në interpelancë ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për të adresuar problemet që sipas saj, ka sot sistemi arsimor, e që u reflektuan me rezultate të dobëta të nxënësve në “PISA 2022”. Manastirliu tha se po bëhet shumë në drejtim të arsimit, duke përmendur edhe rritjen e pagave të arsimtarëve
18 Korrik 2024, 20:04 -
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin! Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës
SPAK nis hetimet për 21 janarin, do zbardhet roli i ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Basha. SPAK ka ngritur 3 vepra penale, shpërdorim i detyrës, “vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, që sipas SPAK dyshohet se janë kryer nga ish funksionarë të lartë shtetërorë.
16 Korrik 2024, 10:37 -
Pas kërkesës së PD për verifikimin e kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Prokuroria e Përgjithshme vihet në lëvizje! Letër KQZ
Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e kryebashkiakut socialist në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj.
4 Korrik 2024, 14:30 -
Dekriminalizimi/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe! Tonin Marinaj: Akuza të fabrikuara
Në dokumentin e firmosur nga 16 deputetë të PD-së që mban datën 2 korrik 2024 thuhet se Prokuroria e Antimafias Italiane e akuzon si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
2 Korrik 2024, 14:55 -
Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë me vlerë 3.1 mln euro të Oltion Bistrit, ish shefi i operacionales bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën
Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara
13 Qershor 2024, 12:34 -
‘Metamorfoza’/ Sekuestrohen 3.1 mln € pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri! 10 apartamente, 22 dyqane e vilë luksoze me pamje nga Liqeni
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e 36 pasurive me vlerë 3.1 milionë euro në pronësi të ish-shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. SPAK njofton se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.
14 Maj 2024, 12:09 -
'U përgjuan mbi 2600 telefona, zbuluan 6 raste të korrupsionit në zgjedhje, 44 u refeuan në SPAK' Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve për vitin 2023
Në raportimin para komisionit të Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se janë përgjuar 2492 persona të dyshuar për vepra penale. 44 procedime penale për korrupsion janë transferuar për kompetencë në SPAK
14 Maj 2024, 10:48 -
‘Reporterët Pa Kufij’: Liria e shtypit në botë kërcënohet nga politika! Shqipëria bie me 3 vende, Kosova me 19-të
Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.
3 Maj 2024, 08:39 -
Lekë Tasi sot 95 vjeç, AIDSSH propozon titull nderi për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka propozuar dhënien e titullit të nderit, Lekë Tasit, për rezistencën dhe dinjitetin njerëzor të treguar gjatë përndjekjes politike dhe aktivitetit të tij në dokumentimin e së shkuarës
15 Prill 2024, 21:02