-
E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda
Pas më shumë se 3 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetejeve të nëndetëses 'Titan' që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit.
22 Qershor 2023, 07:28