-
-
Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit
Kjo e diel ka shënuar sërish një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 461 persona, ose 77 më pak se një ditë më parë. Në ndryshim nga rastet e reja, fatkeqësisht numri i viktimave ka një trend në rritje. Bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1927 testimeve të kryera.
20 Dhjetor 2020, 16:49 -
COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani
Koronavirusi ka shënuar 873 raste të reja me COVID nga 2714 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë.
10 Dhjetor 2020, 16:35 -
Lufta ndaj COVID-19, Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë t'i lehtësojnë ato (VIDEO)
Në përpjekje për të mbajtur nën kontroll valën e re të infeksioneve me Covid-19, Gjermania vendosi që masat kufizuese të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar, ndërkohë që Spanja dhe Austria paralajmërojnë lehtësime. Në Rusi javën e arrdhshme fillon vaksinimi masiv i popullatës.
3 Dhjetor 2020, 10:24 -
Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet peng i një drafti të pa konkretizuar
Sa herë ka përmbytje, zjarre, tërmete pra fatkeqësi natyror vëmendja përqendrohet tek hartimi i projektligjin për sigurimin e detyrueshëm i pronës, por që deri më tani nuk është realizuar. Aktualisht është bërë i detyrueshëm vetëm sigurimi i objekteve për 10 vite nga ndërtuesit.
26 Nëntor 2020, 17:03 -
-
737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në përballjen me COVID. Janë shënuar 737 raste të reja dhe 13 humbje jete, duke regjistruar një rënie të lehtë nga shifrat e ditës së djeshme, kur u regjistrua një rekord 836 raste të reja me COVID-19 dhe 15 humbje jete. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.
21 Nëntor 2020, 16:24 -
Shifrat 'fluturojnë', në 24 orët e fundit 6 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë duke e çuar numrin e testimeve në total në 135 mijë e 245 që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me COVID-19.
6 Nëntor 2020, 16:05 -
7 viktima e 284 raste me COVID! Humbin jetën prifti, 2 mjekë dhe specialistja e Shëndetit Publik
Në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 278 testime, ndërkohë në total prej muajit mars janë kryer 119 mijë e 607 teste për të dyshuarit me COVID, ku prej tyre 19 mijë e 729 kanë rezultuar pozitivë.
27 Tetor 2020, 17:08 -
COVID-19 në Shqipëri/ 302 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë! Mbyllet kopshti në Peqin, 10 punonjës shfaqin simptoma
Përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 302 raste të reja me koronavirus nga 1405 testime të kryera. Fatkeqësisht humbën jetën 3 persona.
22 Tetor 2020, 16:06 -
-
-
Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)
Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.
7 Prill 2020, 14:07 -
COVID-19/ Shtyhet për së dyti afati për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, tani 21 prill
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë për së dyti afatin që kishte lënë në dispozicion për investitorët e interesuar për të dorëzuar një ofertë lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.
27 Mars 2020, 10:47 -
-
-
Mbretëria e Bashkuar jep 26 milion dollarë për të financuar prodhimin e vaksinës
3 Shkurt 2020, 15:05 -
Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)
Ndërkohë në Tailand, një koktejl droge ka dhënë rezultate premtuese te një pacient 71-vjeçar i infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Taivanit thotë se 48 orë pas trajtimit me një përzierje antiviralësh të përdorur për trajtimin e gripit dhe HIV-it, pacienti rezultoi negativ në teste.
3 Shkurt 2020, 08:47 -
Në Shqipëri vetëm 2% e nxënësve janë të shkëlqyer në matematikë, në literaturë më keq
Nga anketa e PISA, vetëm 58% e studentëve në Shqipëri kanë arritur nivelin 2 ose më të lartë në matematikë (mesatarja e OECD: 76%). Këta studentë mund të interpretojnë dhe të njohin, pa udhëzime të drejtpërdrejta, p.sh duke krahasuar distancën totale në dy alternativa
16 Dhjetor 2019, 07:21 -
-