/ATSH/-Kompania Dell lançon pasardhësin e linjës Venue 8 7000. Bëhet fjalë për një tablet me ekran 10 inç duke shënjestruar bizneset. Ky tablet do të jetë i disponueshme për tu blerë gjatë këtij muaji dhe modeli bazë do të kushtojë 499$ ndërsa së bashku me tastierën do të kushtojë 629$.
Ashtu siç bëri dhe me Venue 8 7000 dhe kësaj here Dell ka luajtur me format tradicionale të tabletave. Në pjesën më të madhe të saj, Venue 10 7000 është e përbërë prej alumini. Në kry të tabletit ka një cilindër i cili ofron disa funksione; ai shërben për të bërë lidhjen e tastjerës me tabletën, mbron baterinë dhe pjesën e brendshme dhe jep qëndrueshmëri gjatë mbajtjes në dorë të tabletit. Ky tablet është më i rehatshëm për tu mbajtur se sa Venue 8 7000.
Tableti ka një ekran 2560 x 1600 OLED dhe të njëjtin çip katër bërthamësh Atom që u përdor dhe në Venue 8 7000. Përsa i përket trashësisë, Venue 10 7000 është 6.2 mm i hollë. Në pjesët anësore të saj janë vendosur një portë USB-je, një portë ku vendosen kufjet dhe një tjetër ku vendoset karta e memories që mund të ketë kapacitet deri në 512GB. Por si një disavantazh mund të cilësohet fakti se Venue 10 është pothuajse 2 herë më e rëndë se Venue 8, ajo peshon 598 gram dhe kjo peshë i detyrohet më së shumti cilindrit të vendosur në të. Kamera Intel RealSense rikthehet përsëri por mund të themi se eksperienca që ajo të ofron nuk është aq cilësore sa prisnim.
Një tjetër ndryshim në Venue 10 është bateria e saj me kapacitet 7000mAh, gjithsesi ky kapacitet jo gjithmonë mund të nënkuptojë një performancë apo kohëzgjatje të mirë baterie. Muajin që shkoi Dell deklaroi se përdoruesi do mund ta përdorë tabletën për 15 orë të njëpasnjëshme. Dhe ky parametër lë vend për të dëshiruar krahasuar me kohëzgjatjen e baterisë që ofron Venue 8 7000. Dell duhet të kishte punuar më shumë në këtë pjesë, aq më tepër që pretendon se ky tablet është e fokusuar tek bizneset.