TIRANE- Radio Televizioni Shqiptar ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”, sipas të cilit ky institucion ka përgatitur kontratën e mirëmbajtjes së sistemit të transmetimit dixhital prej 8.8 milionë eurosh, ende pa u hedhur asnjë hap për vënien në jetë të këtij projekti. Përmes një kronike televizive, RTSH, theksoi se tashmë ka nisur punën në terren për kalimin në transmetimin dixhital ndërkohë që ka rrëzuar akuzat sipas të cilave po i ofron shërbimin e mirëmbajtjes në mënyrë jo transparente një kompanie shqiptare për një vlerë prej 8.8 milionë eurosh.
/Shqiptarja.com

Mirëmbajtja e sistemit, RTSH nxjerr jashtë loje 250 punonjës










