Qeveria ka vendosur sot krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të policisë së shtetit për menaxhimin elektronik të gjobave (E-Gjoba).
Institucioni administrues i Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) është Policia e Shtetit.
Dhënësi i informacionit për këtë sistem është drejtoria e Financës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Gjobave ka për qëllim automatizimin e procesit të administrimit të gjobave si dhe përqendrimin e të dhënave të gjobave, për të gjitha njësitë e Policisë Rrugore.
Të dhënat parësore të Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) janë të dhënat e gjobës në të cilën vendoset numri serial i gjobës, koha e vendosjes së gjobës, vendndodhja, vlera e gjobës, shuma dhe arsyeja e vendosjes së gjobës.
Shtetasi ka nivel aksesi vetëm për konsultimin e informacioneve të vëna në dispozicion, nëpërmjet faqes së internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al, (rubrika Shërbime/ Kontrolloni gjobat tuaja).
Vendimi i plotë
/Shqiptarja.com
Institucioni administrues i Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) është Policia e Shtetit.
Dhënësi i informacionit për këtë sistem është drejtoria e Financës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Gjobave ka për qëllim automatizimin e procesit të administrimit të gjobave si dhe përqendrimin e të dhënave të gjobave, për të gjitha njësitë e Policisë Rrugore.
Të dhënat parësore të Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) janë të dhënat e gjobës në të cilën vendoset numri serial i gjobës, koha e vendosjes së gjobës, vendndodhja, vlera e gjobës, shuma dhe arsyeja e vendosjes së gjobës.
Shtetasi ka nivel aksesi vetëm për konsultimin e informacioneve të vëna në dispozicion, nëpërmjet faqes së internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al, (rubrika Shërbime/ Kontrolloni gjobat tuaja).
Vendimi i plotë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe të nenit 127, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të Policisë së Shtetit për Sistemin e Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba).
2. Institucioni administrues i Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) është Policia e Shtetit.
3. Dhënësi i informacionit për këtë sistem është Drejtoria e Financës, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
4. Sistemi i Menaxhimit Elektronik të Gjobave ka për qëllim automatizimin e procesit të administrimit të gjobave si dhe përqendrimin e të dhënave të gjobave, për të gjitha njësitë e Policisë Rrugore, duke i ofruar organeve përkatëse informacion të saktë dhe të shpejtë mbi:
a) gjendjen e gjobave të një mjeti (paguar/pa paguar), së bashku me të dhënat e mjetit;
b) historikun e mjetit dhe të veprimtarisë së plotë të përdoruesit;
c) raporte për gjobat, agjentin, vendimet e komisionit, mjetin, operatorët;
ç) statistika për gjendjen e gjobave, performancën e operatorit dhe pasqyrën e rezultateve;
d) plotësimin e një gjobe të re me të dhënat e punonjësit që vendos gjobën dhe të dhënat e shkelësit të dispozitave të Kodit Rrugor.
5. Të dhënat parësore të Sistemit të Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) janë të dhënat e gjobës në të cilën vendoset numri serial i gjobës, koha e vendosjes së gjobës, vendndodhja, vlera e gjobës, shuma dhe arsyeja e vendosjes së gjobës.
6. Të dhënat dytësore janë të dhënat që merren nga:
a) DPSHTRR-ja, si: targa e mjetit, modeli i mjetit, shasia, pronari si dhe të dhënat për lejen e drejtimit dhe historikun e zotëruesit, të dhënat e plota të regjistrimit të mjetit dhe drejtuesit e mjeteve (pronar dhe përdorues);
b) sistemi i RMIS (Sistemi i Menaxhimit të Burimeve të Brendshme të Policisë së Shtetit), emër/mbiemër i punonjësit të Policisë që vendos gjobën, funksioni, struktura organizative ku ky punonjës bën pjesë, grada.
7. Baza e të dhënave E-gjoba ndërvepron me:
a) sistemin e DPSHTRR-së, ku merren të dhënat e mjeteve në bazë të targës (Targa, modeli, shasia, pronari etj);
b) sistemin RMIS (Sistemi i Menaxhimit të Burimeve të Brendshme të Policisë së Shtetit), ku merren të dhënat e punonjësit të Policisë që vendos gjobën (Emër, mbiemër, struktura organizative së cilës i përket).
8. Shtetasi ka nivel aksesi vetëm për konsultimin e informacioneve të vëna në dispozicion, nëpërmjet faqes së internetit të Policisë së Shtetit, www.asp.gov.al, (rubrika Shërbime/ Kontrolloni gjobat tuaja).
9. Për punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, niveli i aksesit, përcaktohet në rregulloren e brendshme të bazës të të dhënave shtetërore të E-gjoba, e cila miratohet me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
10. Sistemi E-gjoba ka 6 nivele përdoruesish:
a) Niveli “Gjobë” i përdoruesit;
b) Niveli “Raporte”;
c) Niveli “Menaxhim”;
ç) Niveli “Komision”;
d) Niveli “Financë”;
dh) Niveli “Supervizor”.
11. Funksionet dhe të drejtat e secilit përdorues janë në përputhje me pozicionin e punës dhe përcaktohen në procedurat e punës, të cilat miratohen nga Drejtori i Policisë së Shtetit për secilin punonjës.
12. Subjektet e interesuara për Sistemin e Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba), janë, si më poshtë:
a) Policia e Shtetit;
b) Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF);
c) Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR);
ç) Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);
d) Institucionet financiare jobankare;
dh) Bankat e nivelit të dytë.
Aksesi i subjekteve të përcaktuara në këtë pikë, në Sistemin e Menaxhimit Elektronik të Gjobave, është i kufizuar, sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë e tyre dhe qëllimin e përpunimit.
13. Të gjitha ndryshimet në arkitekturën software dhe hardware të Sistemit E-gjoba të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, të cilat mund të ndodhin në varësi të nevojave të institucionit dhe praktikave evropiane dhe ndërkombëtare, në fushën e standardizimit, do të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
14. Organizimi dhe funksionimi i brendshëm i bazës të të dhënave shtetërore për Sistemin e Menaxhimit Elektronik të Gjobave (E-gjoba) përcaktohet në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të bazës të të dhënave shtetërore, të miratuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit.
15. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
dy.b/shqiptarja.com
dy.b/shqiptarja.com










