NJU JORK - Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në Uashington në përkujtimore të shumta me rastin e 50-vjetorit të të fjalimit historik të Martin Luther King 'I have a dream' (Unë kam një ëndërr).

Në veçanti në marshimin nëpër rrugë kanë marrë pjesë ministri amerikan i Drejtësisë, Eric Holder, lideri i minorancës në Dhomë, Nancy Pelosi dhe familja e Trayvon Martin, djalit me ngjyrë, i vrarë nga roja George Zimmerman, sepse ragoi për mbrojtjen e tij legjitime.

Ndërsa i biri, Martin Luter King III u shpreh se "nuk është çasti për mallëngjime nostalgjike, udhëtimi nuk është plotësuar ende, duhet të bëjmë më shumë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)