Fitorja me ekipin e Katanias, ‘in-extremis’ ka qetësuar gjakrat në ekipin e Interit pas problemeve me sulmuesin Antonio Cassano, i cili u përfshi në një zënkë me trajnerin Stramacioni.

Por presidenti zikaltër, Masimo Morati në daljen e parë pas zënkës dhe fitores me Katanian i shmanget me elegancë pyetjes për një tensionim të ambjentit zikaltër duke deklaruar se’ Më e rëndësishme se gjithcka është fitorja me Katanian dhe për këtë një meritë të veçantë ka trajneri Stramacioni që ndryshoi skemën disa herë gjatë lojës dhe kthyer rezultatin.

Kjo tregon se ekipi ka cilësi dhe personalitet në fushë, pasi është i aftë që të reagojë mjaft mirë në moment decizive. Përsa i përket Casanos janë gjëra që u ndodhin artistëve si ai” përfundon Morati.




Dylber Balla