Nata e parë, në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit “Ulqini 2014” e organizuar në formën e një spektakli dhe me përshëndetje të rastit, ishin të ftuar të veçantë deputetë e përfaqësues të Kuvendeve të të dy vendeve fqinje. Ndërkohë, dita e dytë e panairit, i është kushtuar poetit të ndjerë dhe Akademikut nga Kosova, Ali Podrimja me veprën e plotë të tij.
Për jetën dhe krijimtarinë e tij kanë folur akademiku Ali Aliu, kritiku letrar dr. Basri Çapriqi dhe drejtoresha e Institutit të librit në Tiranë Irena Toçi. Vargjet e veta për Podrimjen i lexoi poetja Rita Saliu, ndërsa aktori i Teatrit kombëtar të Malit të Zi, Slobodan Marunoviq, recitoi vargjet nga poema “Ali Binak” të Radovan Zogoviqit, të cilat Podrimja i shkroi në shqip.
Veprimtaria e cila ka ftuar dhe ka pasur të pranishëm mjaft poetë e shkrimtarë, personalitete të kulturës dhe artit, si dhe përfaqësues nga jeta politike e shoqërore si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova e Mali i Zi dhe ka prezantuar mbi 50 autorë nga këto vende, ka ekspozuar në shitje mbi 4 mijë tituj librash, prej të cilëve rreth 400 prej tyre janë libra të rinj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com