TIRANË- I zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajn, ‘bosin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti. Martinaj dyshohet se urdhëroi vrasjen e Gjin Ndojit më 9 gusht 2020 në Vau Dejës.

Emri i tij, doli në mesin e urdhër-arresteve të firmosura nga SPAK në kuadër të një mega-operacioni në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të cilët thuhet se janë 15 në total, edhe pse zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj. Dihet që 6 prej urdhërarresteve tashmë u ekzekutuan ndërsa kontrollet janë shtrirë në Tiranë, Shkodër, Kukës dhe më gjerë, duke vënë në pranga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar.

Bashkë me Ervis Martinajn në kërkim është shpallur edhe Eljon Hato, mik i të zhdukurit Martinaj dhe Behar Bajri, ndërsa i arrestuar është biznesmeni i ndërtimit dhe kazinove, Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Të gjithë këta akuzohen për vrasjen e Gjin Ndocit, me porositës Ervis Martinajn. Por, SPAK ka arritur të sigurojë prova edhe për një tjetër ngjarje. Për këtë është arrestuar Ardit Hasanbegaj, ish-shefi i policisë së Komisariatit Berat, i cili akuzohet se ka siguruar kushte për vrasjen e Dorjan Dulit e Ibrahim Licit.

Deri tani mësohet se SPAK ka në dorë një celular, me zbërthimin e të cilit, u gjetën shumë informacione dhe prova komprometuese, deri edhe faktet për vrasje, të cilat dyshohet se kanë ardhur për hesap të lojërave të fatit.

Në pranga ka përfunduar prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, i cili dyshohet se ka mbyllur dosjet e ngjarjeve, pasi në atë periudhë ka qenë i emëruar prokuror në Shkodër. Me veprimet dhe mosveprimet e tij, Lita ka mbyllur dosjet, duke u dhënë mundësinë anëtarëve të grupit kriminal të mos akuzohen asnjëherë. Gjithashtu, i arrestuar për llogari të këtij mega-operacioni është Oltian Bistri, aktualisht me detyrë specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, një organi i ri i dalë pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit. Bistri vetëm 7 ditë më parë u lirua nga detyra e drejtorit të Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje e akteve sekrete hetimore në lidhje me 2 ngjarjet e sipërcituara. I arrestuar është shpallur edhe Astmer Bilali, tjetër emër i njohur i grupit kriminal të Bajrave, roli i të cilit mbetet akoma i paqartë. Gjatë kontrolleve për këtë mega-operacion, i cili është akoma në zhvillim, mësohet janë sekuestruar armë dhe municione, bashkë më prova të tjera materiale, që pritet të ndihmojnë në hetime. Të njëjtat burime tregojnë se disa persona të shpallur në kërkim rezultojnë se nuk janë brenda vendit dhe ekzekutimi i urdhër-arresteve për momentin është i pamundur.

Deri tani, SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit kanë qenë hermetike për dhënien e informacioneve në lidhje me operacionin, por mësohet se veprat penale që rëndojnë mbi të gjithë këta persona janë: shpërdorim detyre, nxjerrje e akteve sekrete hetimore dhe sigurim i kushteve për vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kjo është hera e parë që SPAK arreston zyrtarë të këtij niveli në një operacion të vetëm, ndërsa përgjimet për një kohë të gjatë kanë mundur finalizimin e tij.

Kush janë personat e arrestuar (DETAJE):

1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022.  Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.

2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të "Bajrave", e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

4. Ardit Hasanbenga-  Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

6. Edmond Preka- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka

Të shpallur në kërkim:

Eljon Hato- Mik i Ervis Martinaj

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe priten edhe 9 arrestime të tjera. Priten të dhëna të tjera më të hollësishme për këtë operacion, por kryesisht SPAK preferon të mbajë hermetik informacionin deri në përfundim të një procesi.

Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv, gazetarët Keti Banushi e Sokol Dema.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Zbërthehet roli i anëtarëve të grupi kriminal të goditur nga SPAK, nga tentativa për të vrarë Ibrahim Licin, te vrasja e Gjin Ndojit


Është zbardhur roli i anëtarëve të grupit kriminal të goditur sot nga SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim Elion Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili është përfshirë në sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Sakaq Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Dyshohet se porositësi i vrasjes është Ervis Martinaj. Gjin Ndoji u ekzekutua në 9 gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Ai u vra me një plumb në kokë. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

Ora 14:16
U arrestua sot nga policia, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita mbylli dosjen e një grupi kriminal

 

I arrestuar sot nga operacioni i SPAK është edhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Prokurori Xhevahir Lita është arrestuar pasi dyshohet se ka ndihmuar në mbylljen e dosjeve të grupit kriminal

1690452843_xhevahirlita.jpg

Ora 14:09
Operacioni i SPAK, zbulohet pse u arrestua ish-komisari i Beratit: Ardit Hasanbegaj siguroi kushte për vrasje

1690462097_ardithasanbengaj.jpg

 

Ish-shefi i policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj është arrestuar në kuadër të një megaoperacioni nga SPAK, pasi akuzohet se ka siguruar kushte për vrasje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ardit Hasanbegaj siguroi kushtet për atentatin ndaj Dorjan Dhulit e Ibrahim Licit.

Ora 14:08
U arrestua sot nga policia, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri në akuzë për nxjerrjen e sekretit hetimor

1690441735_1645023420oltion1024x5761.jpg

Ish- shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar sot pas një megaoperacioni në SPAK, është arrestuar pasi akuzohet për nxjerrje e sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre, bëjnë me dije burimet për Report Tv.

Ora 14:06
Operacioni i SPAK, burime për Report Tv: Shpallet në kërkim Elion Hato, mik i Vis Martinajt

1690464370_19.00081019.Still012.png

Miku i Ervis Martnajt, Elion Hato është shpallur në kërkim nga SPAK.

Ora 13:48
Operacioni i SPAK, merren në pyetje Ilir dhe Safet Bajri, u kontrollohen edhe banesat! Shpallet në kërkim Behar Bajri

1690458535_6400whatsappimage20230727at10220pm1690455756.jpeg

Ilir dhe Safet Bajri janë marrë në pyetje në kuadër të operacionit të SPAK. Mes të arrestuarve nga SPAK ishte dhe Astmer Bilali, pjesë e kësaj bandës së Bajrave.

Në kuadër të operacionit është ushtruar kontroll banese në shtëpinë e Ilir dhe Safer Bajrit. Ato janë marrë në pyetje pranë Policisë Shkodër dhe janë lënë të lirë. Behar Bajri, është shpallur ne kërkim sipas burimeve të policisë së Shkodrës.

Ora 12:19
FOTO/ Kush është prokurori Xhevahir Lita i cili u vu sot në pranga nga policia

1690452843_xhevahirlita.jpg

Xhevahir Lita, prokuror në qarkun e Kukësit është arrestuar sot nga policia në kuadër të një megaoperacioni që po zhvillohet në Tiranë, Shkodër e Kukës.

Report Tv ka siguruar foton e prokurorit të qarkut të Kukësit, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.

Report Tv mëson përmes burimeve se akuzat janë për korrupsion, shpërdorim detyre si dhe grup i strukturuar kriminal, por nuk dihen ende detaje të hollësishme.

Ora 12:10
‘Bosi’ i basteve prej një viti i zhdukur, SPAK urdhër-arrest të ri për Ervis Martinajn

I zhdukur pa gjurmë që në gusht të vitit të kaluar, për Ervis Martinajn, ‘bosin’ e lojërave të fatit, është lëshuar një tjetër urdhër i ri arresti. Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Vau Dejës. Emri i tij, doli në mesin e urdhër-arresteve firmosur nga SPAK në një megaoperacion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për të cilët thuhet se janë 15 në total, edhe pse zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj. 

40-vjeçari prej gushtit 2022 rezulton i zhdukuar, askush nuk di të thotë është gjallë apo i vdekur. Policia e Shtetit ka humbur betejën e saj më të madhe të 356 ditëve të fundit, duke mos i dhënë përgjigje misterit të madh të fatit të bosit të lojërave të fatit. Edhe i zhdukur, Ervis Martinaj vijon të jetë hije që ngacmon jo vetëm opinionin publik, por edhe organet e drejtësisë.

Kjo është masa e dytë e arrestit ndaj tij. Në maj 2022 Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit se i kishte premtuar 500 mijë euro në këmbim të eliminimit fizik të një prej armiqve të tij të shumtë, Indrit Dokle.

Ervis Martinaj, prej rreth 15 vitesh është një ndër emrat më të lakuar të botës së krimit në vend, pas një rritjeje të madhe të pasurisë së tij prej kompanive të basteve që ka pasur në pronësi. Disa muaj më parë ne urdhë të SPAK u sekuestruan të gjitha pasuritë në emër të tij dhe familjarëve.

Ora 11:42
Megaoperacioni i SPAK, zbulohet emri i personit të gjashtë të arrestuar

Edmond Preka i 6 i arrestuar në kuadër të megaoperacionit të ndërmarrë sot që ka çuar në pranga drejtues policie, prokurorë dhe biznesmenë, mëson Report TV. Aksioni është ndërmarrë në disa qytete. 

Ora 11:20
Operacioni i SPAK, burime: Janë sekuestruar disa automatikë dhe pistoleta

1690449714_dfd.JPG

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka raportuar se janë sekuestruar disa automatikë dhe pistoleta.

Ora 11:19
Shkodër, 60 efektivë në aksion për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali! Kontrolle në Velipojë e lagjet Kiras e Dobraç

1690449699_shkoder.jpg

Detaje të reja nga operaiconi i arrestimit të biznesmenit të kazinove dhe ndërtimeve, Pëllumb Gjoka dhe Astmer Bilali i dënuar më parë si pjesë e grupit të 'Bajrajve'.

Operacioni është kryer rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe kanë qenë rreth 60 efektivë policie që janë angazhuar në këtë operacion. Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja informon se ka dhe persona të tjerë të arrestuar por ende nuk janë bërë të ditur emrat. Ndërkohë janë ushtruar një sërë kontrollesh në Velipojë dhe në lagjet e Shkodrës Kiras e Dobraç

Ora 11:07
Operacioni i SPAK në disa qytete, mes 6 të arrestuarve edhe një ish-komisar! U shkarkua vjet nga Rrumbullaku për një operacion kanabisi në Berat (EMRI)

1689340513_spak1.jpeg

Një tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit të policisë së Shtetit dhe SPAK është edhe ish polici Ardit Hasanbega.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se ish Komisar Ardit Hasanbegaj ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz

Ora 09:03
Operacioni i Policisë së Shtetit e SPAK, Balla: Lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

1690217630_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin organizuar gjatë  mbrëmjes së djeshme të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falenderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit/

Ora 09:03
Arrestimi i Olti Bistrit, pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales, u emërua te Drejtoria e Krimeve në Volum

1690441735_1645023420oltion1024x5761.jpg

Oltion Bistri i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK pak ditë më parë është emëruar si Specalist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda. Ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.  

Ora 08:49
Megaoperacioni i policisë së shtetit e i SPAK në Tiranë, Shkodër e Kukës, në pranga edhe Astmer Bilali i bandës së Bajrave

1690440591_1571935127bilali571x470.png

Policia ka arrestuar edhe Astmer Bilalin e bandës së Bajrave.

Ora 08:37
Megaoperacioni i policisë së shtetit, del FOTO ja kush është biznesmeni i kazinove dhe i ndërtimeve që ra në pranga

1690444170_pellumbgjoka.jpg

Ky është Pëllumb Gjoka, biznesmeni i arrestuar në saj të një megaoperacioni të policisë së shtetit. Së bashku me të ra në pranga efektivë e prokurorë.