Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, gjatë një dreke me disa gazetarë të huaj, muaj më parë, më pat thënë ndër të tjera se do të donte shumë të realizonte një takim me Edi Ramën dhe më pat pyetur nëse mund të ndihmoja në ndonjë farë mënyre. E transmetova në moment dëshirën e Tsipras-it te stafi i kryetarit të PS.
Të nesërmen më erdhi një sms, ku njoftohesha se Rama ishte dakord në parim dhe se do të komunikonim më vonë për të fiksuar detajet. Pasi ia përcolla “Aleksit” përgjigjen nga Tirana e konsiderova të kryer punën time dhe qysh atëherë nuk pata ndonjë “haber” prej asnjerës nga palët dhe gjithashtu nuk e di nëse ata e realizuan takimin.
Por ajo që di me siguri tashmë, është se të dy ata, Tsipra dhe Rama, edhe pa u “pjekur” fizikisht me njeri-tjetrin, kanë mjaft pika takimi në rrugëtimin dhe diskursin e tyre politik.
1.SYRIZA – Koalicioni i të Majtës Radikale, lider i të cilit është Tsipras, përbëhet nga 13 grupime të majta dhe të ekstremit të majtë: marksistë, stalinistë, trocikistë, maoistë, anarkistë, ekologë, socialdemokratë.
1.1.Koalicioni për zgjedhjet e 23 qershorit, me emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, që i prin Edi Rama, përbëhet gjithashtu nga një amalgamë partish të majta e të djathta, ku ish të persekutuarit janë aleatë me ish persekutorët e tyre, liberalët aleatë me komunistët, “çamët” e Dojakës me “grekët” e Dules...
2.SYRIZA u ka ofruar dhe u ofron në mënyrë konstante mbështetje politike grupeve të anarkistëve të majtë që shpeshherë ishin iniciatorët dhe realizuesit e trazirave të mëdha (shoqëruar nga vandalizma të papara) në Athinë dhe qytete të tjerë të vendit. Për këtë arsye është akuzuar nga partitë e tjera si mbrojtës i anarkistëve, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat se mbrapa trazirave qëndronte vetë SYRIZA.
2.2.Po të përjashtojmë 1998-n tashmë të largët, të vetmet trazira që kanë ndodhur në Tiranë, kanë rezultuar pas protestave të organizuara nga PS, përfshirë edhe “ngujimin” te bulevardi qendror, në mos gaboj në prill-maj 2009.
3.Aleksis Tsipras që në mënyrë konstante është kundër çdo privatizimi, nuk lë rast pa paralajmëruar se, kur të marrë SYRIZA pushtetin, “do të prishim të gjitha privatizimet” dhe se “ata që bënë privatizimet do të përfundojnë në burg”. (Në një takim me gazetarët, dhe ndoshta në një moment intimiteti, na kishte thënë gjysma seriozisht, gjysma me shaka, se ai është kundër privatizimeve që po bën qeveria Samaras, pasi “nëse privatizohet çdo gjë shpejt e shpejt, kur të vijmë ne në pushtet, nuk do të gjejmë gjë për të shfrytëzuar”... Po kjo është një çështje tjetër).
3.3.Një nga deklaratat konstante të Edi Ramës gjatë këtyre muajve të fundit, është që nëse partia e tij vjen në pushtet, “do të rishikojmë të gjitha koncensionet... do të zhbëjmë çdo koncension që nuk është në përputhje me ligjin, dhe pro interesave kombëtarë”...
4.Aktualisht në Greqi po ka shenja se kriza e rëndë katërvjeçare është stopuar, dhe po duken shenjëzat e para se diçka po nis të ndryshojë për mirë. Sidomos gjatë këtyre javëve të fundit, mesazhet ndërkombëtare drejt Athinës kanë qenë – më në fund-, pozitive, ndërkohë që agjencia ndërkombëtare Fitch e përmirësoi renditjen e aftësisë huamarrëse të Greqisë - shenjë e rikthimit të besimit nga ana e tregjeve ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj situate të re, Aleksis Tsipras insiston se Greqia po vazhdon rrugën drejt katastrofës, se “qeveria e memorandumit” po vazhdon shkatërrimin e vendit dhe bën humor me vlerësimet e ndërkombëtarëve. Gjithashtu, prezanton javë për një javë nga një program qeveritar se si “do t?u kthejë grekëve një jetesë dinjitoze”, duke përjashtuar nga taksat shtresën milionëshe të prekur gjer në palcë nga kriza; por përgjigjet me një heshtje prej peshku në pyetjen këmbëngulëse se “ku do të gjenden paratë”...
4.4.Nëse ndokush që jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe nuk ka shkuar kurrë në atdhe, nëse ky ka Edi Ramën si burim të vetëm informimi për gjithçka që ndodh atje, do ta kaplojë një tmerr i pakufishëm dhe një mllef i pambajtshëm, pse Shqipëria e parë me sytë e Ramës është vetëm zi, papunësi, varfëri, krim, mungesë totale perspektive (sigurisht, për sa kohë është në pushtet “gjyshi me antiplumb). Ashtu si dhe Tsipras që nuk përgjigjet se ku do të gjenden paratë, e vetmja zgjidhje që ofron Rama, është “të largojmë Saliun”. (Tingëllon si barcaletë, mirëpo kur u pyet vitin e kaluar në Athinë se si mendonte PS të menaxhonte problemin e emigrantëve shqiptarë të prekur nga kriza, që ktheheshin në atdhe, përgjigjja e Ramës ishte me të vërtetë e paparë: “Ajo që mund të bësh ti, që mund të bëjnë të gjithë ata që e shohin Shqipërinë nga Greqia apo Italia, është që pa ua kërkuar kush t?i vënë vetes qëllimin që të kontribuojnë për kapërcimin e humnerës së vendit të tyre, për ta bërë këtë me votë. Sepse unë jam i bindur se secili nga ju që jeni në këtë vend, ka në dorë ta bëjë ndryshimin, me shumë pak mund dhe me një akt shumë të madh: votën e tij dhe përfshirjen në votim edhe të njerëzve që keni rreth vetes”.
Përmbyllje
Pavarësisht se SYRIZA e ndjek këmba këmbës Demokracinë e Re të Samaras në sondazhet e shumta, që zhvillohen rregullisht çdo javë, të njëjtat sondazhe rezultojnë në mënyrë konstante se, vetëm një pakicë qytetarësh preferojnë një qeveri të drejtuar nga SYRIZA, ndërkohë që, kur në pyetje vihet emri i kryeministrit të preferuar, Antonis Samaras është vazhdimisht në avantazh me më shumë se 20 njësi ndaj Aleksis Tsipras.
Gjë që do të thotë se, megjithë situatën ende të vështirë dhe revoltën e qytetarëve për thikën që u ka arritur gjer në palcë, Aleksis Tsipras dhe koalicioni i tij nuk vlerësohen si një zgjidhje e besueshme për të drejtuar vendin.
Dhe ky konkluzion ka rezultuar pas shpalosjes publike të alternativave dhe qëndrimeve të SYRIZA-s, disa prej të cilave u përmendën më lart dhe që përkojnë me ato që shpalos edhe Edi Rama.
Gjithsesi, dhe pavarësisht apeleve të Tsipras-it për të rrëzuar sa më shpejt qeverinë, SYRIZA nuk ka thuajse asnjë gjasë që ta provojë vetveten më herët se në qershor 2016 (atëherë kur mendohet se do të mbahen zgjedhjet e radhës në Greqi).
Edi Rama do të “testohet” realisht pas dy javësh, më 23 qershor. Dhe ky është një nga ndryshimet ndërmjet dy politikanëve fqinjë të asaj që quhet “e majtë”; radikale apo e qendrës – emërtimi është në dorë të lirë të çdokujt.
Një tjetër ndryshim, më pak esencial, mund të jetë qëndrimi i secilit prej tyre ndaj gravatës: Aleksis Tsipras është betuar se nuk do të mbajë kurrë, ndërsa Rama është parë shpesh herët e fundit me gravatë, pavarësisht preferencës së tij të sanksionuar tashmë për veshjen “casual”...
Shkrimi është publikuar në gazetën "Tribuna", gazeta e shqiptarëve në Greqi më 22 Qershor 2013
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO