TIRANE-Policia e Tiranës ka sekuestruar një makinë të blinduar ndërsa në pranga ka rënë Xhoni Asllanaj 20 vjeç dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shokët e tij J.Daci 20 vjeç dhe A.Kovaci (Xhabafti) 44 vjeç.
 
Arrestimi i Asllanaj sipas policisë së Tiranës është bërë pasi në çantën e dorës që ai mbante i është gjetur një pistoletë e markës HS 2000 me 15 fishekë.
 
Burime për ReportTv nga sektori i krimeve ndaj jetës e personit bënë me dije se gjatë kontrollit këtyre tre shtetasve u janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme parash ne vlerën e 10 mijë eurove si dhe dy anti-plumb.
 
Operacioni për arrestimin e Asllanajt është kryer mbrëmjen e djeshme pasi në një postbllok policie ai si është bindur urdhrit për të ndalur dhe pas një ndjekje që ka zgjatur për disa minuta është bërë i mundur ndalimi i mjetit të blinduar në aksin “Unaza” Vorë.

[gallery]19919[/gallery]