-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
Agjencia evropiane Frontex akuzohet se ka qenë e përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve. Bazuar në disa video të depozituara nga një ekip gazetarësh gjermanë, zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në këtë agjenci, ngriti akuza të rënda se në disa raste stafi ka shkelur të drejtat e emigrantëve të cilët mbërrinin në ujërat e BE.
4 Tetor 2024, 20:54 -
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti se në gjysmën e parë të vitit 2024 rënia më e madhe në kalimet e parregullta kufitare është vërejtur në rrugët e Ballkanit Perëndimor.
16 Gusht 2024, 21:36 -
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u pezulluan nga detyra me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ 19 persona
4 Korrik 2024, 15:38 -
Abuzime me fondet e shërbimit, AMP ekzekuton 21 masa sigurie, 19 policë dhe 2 përfaqësues hotelesh (EMRAT)
'Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pas hetimeve intensive disa mujore të kryera me metoda speciale, ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila vendosi “Pezullimin e ushtrimit të një funksioni apo shërbimi publik” ndaj 19 punonjësve të policisë, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj 2 shtetasve.
3 Korrik 2024, 16:45 -
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
"Rruga e Ballkanit Perëndimor" njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me rreth 69%, për katër muajt e parë të këtij viti, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
16 Maj 2024, 13:43 -
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie të ndjeshme tre muajt e parë të këtij viti thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
15 Prill 2024, 22:11 -
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX
13 Tetor 2023, 19:32 -
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
Ministri i Brendshëm Taulant Balla nënshkroi sot marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për aktivitetet operacionale të FRONTEX në vendin tonë.
15 Shtator 2023, 14:34 -
Operacione të përbashkëta me Frontex, KiE firmos marrëveshje me Shqipërinë
Këshilli Europian miratoi një marrëveshjeje me Shqipërinë për operacionet që kryhen nga Frontex. Marrëveshja do të lejojë organizimin e operacioneve të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve nga Frontex në vendin tonë.
8 Shtator 2023, 12:23 -
Rekord i ri, 90 mijë emigrantë hynë ilegalisht në BE-së përmes Mesdheut! Frontex: Kontrabandistët në garë të ashpër, ulën çmimin për kontrabandimin e njerëzve
Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë. Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë.
13 Gusht 2023, 09:27 -
Frontex/ Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, në 6 mujorin e parë të 2023 u futën 3600 klandestinë në vendin tonë
Mesdheu Qendror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të emigrantëve të parregullt në BE, njoftoi FRONTEX. Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të BE u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016.
11 Gusht 2023, 20:23 -
Operacionet në kufi! Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur sot në një takim kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.
5 Qershor 2023, 17:22 -
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
11 Maj 2023, 16:55 -
Emigrantët e paligjshëm zgjedhin Mesdheun për të depërtuar brenda kufijve të BE-së! Ulet numri i atyre që kalojnë nga Ballkani Perëndimor
Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .
11 Mars 2023, 21:34 -
Bullgaria akuzohet për keqtrajtim të emigrantëve! Azilkërkuesi 16 vjeçar: Na kanë rrahur me shkopinj
Bullgaria po përballet me akuza në rritje për abuzimin me emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin e saj me Turqinë. Azilkërkuesit kanë deklaruar se janë dhunuar ashpër nga autoritetet bullgare.
8 Shkurt 2023, 14:57 -
Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE
Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, se imigrantët dhe azilkërkuesit po përdorin kryesish Ballkanit për të kaluar në Evropën Perëndimore, grupet kërkimore argumentojnë se kjo po ndodh për shkak se rrugët detare po bëhen më të rrezikshme. Ndërkohë, në Trieste të Italisë, organizatat jofitimprurëse thonë se qendrat për strehimin e imigrantëve po mbingarkohen nga prurjet
5 Shkurt 2023, 19:36 -
Frontex: 45% e migrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Evropës në 2022
Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të migrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, tha përmes raportit më të fundit vjetor Agjencia evropiane e Ruajtjes së Kufijve , FRONTEX.
15 Janar 2023, 20:51