Këshilli Europian miratoi një marrëveshjeje me Shqipërinë për operacionet që kryhen nga Frontex. Marrëveshja do të lejojë organizimin e operacioneve të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve nga Frontex në vendin tonë.
Falë marrëveshjes, Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve tw emigracionit, luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe luftimin e krimit në kufi.
Që nga miratimi i një rregulloreje të re të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare në vitin 2019, Frontex mund të ndihmojë vendet me të cilat nënshkruan marrëveshje në të gjithë territorin e tyre dhe jo vetëm në rajonet në kufi me BE-në, siç ishte rasti me mandatin e mëparshëm. Rregullorja gjithashtu lejon stafin e Frontex të ushtrojë kompetenca ekzekutive, të tilla si kontrollet kufitare.
Kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen aktuale ndërmjet Shqipërisë dhe Frontex, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019 (dhe që është rënë dakord përpara hyrjes në fuqi të rregullores së re të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare).
Frontex ka marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e kufijve me Serbinë (2020) sipas rregullave të mëparshme dhe me Moldavinë (2022), Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi (të dyja 2023) sipas rregullave të reja.
Pasi Parlamenti Evropian të ketë dhënë pëlqimin e tij për marrëveshjen, ajo mund të përmbyllet përfundimisht nga Këshilli.
Marrëveshja hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën Shqipëria dhe BE-ja kanë njoftuar njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të ratifikimit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51
-
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
16 Gusht, 21:32
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
4 Korrik, 15:35
-
Merrnin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex, AMP pezullon 19 policë në Korçë, mes tyre 2 ish drejtorë e 2 përfaqësues hotelesh
3 Korrik, 15:23
-
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
16 Maj, 13:41
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07
-
Gjykata Evropiane: Mbrojtja e klimës e drejtë e njeriut
10 Prill, 14:23
-
FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
20 Mars, 21:31
-
Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë
13 Tetor 2023, 19:30
-
Kriza e migracionit, si do të vazhdohet më tej?
18 Shtator 2023, 11:50
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për operacionet e FRONTEX, Balla: Të marrim rol kontribuues për sigurinë në rajon
15 Shtator 2023, 14:32