Bullgaria akuzohet për keqtrajtim të emigrantëve! Azilkërkuesi 16 vjeçar: Na kanë rrahur me shkopinj
Gardhi me gjemba në kufirin Bullgari-Turqi
Bullgaria po përballet me akuza në rritje për abuzimin me emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin e saj me Turqinë. Azilkërkuesit kanë deklaruar se janë dhunuar ashpër nga autoritetet bullgare.
Vendi anëtar i Bashkimit Europian, shërben si një portë hyrëse në bllok dhe po përpiqet të shtrëngojë kufirin për të ndaluar një numër në rritje të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë, numër që duke nisur nga viti 2015, ka arritur nivele të paimagjinuara.
"Që nga fillimi i vitit të kaluar ne kemi parë shtyrje shumë intensive dhe brutale të njerëzve, një praktikë që është e paligjshme në BE”, tha Diana Dimova, kreu i grupit bullgar të ndihmës për refugjatët Mission Wings.
Dëshmitë e azilkërkuesve të mbledhura nga mediat e huaja dhe raportet nga agjencia evropiane e rojeve kufitare Frontex tregojnë gjithashtu përdorimin e metodave brutale në kufirin juglindor të vendit ballkanik.
Një 16 vjeçar ka deklaruar për mediat e huaja se ai së bashku me bashkëmoshatarët e tij ishin rrahur me shkopinj për t’u larguar nga kufiri bullgar.
Shifrat e dhëna nga ministria e Brendshme, bëjnë me dije se policia kufitare pengoi 164,000 përpjekje për "kalim të parregullt" në 2022, krahasuar me 55,000 në 2021.
Në një përpjekje për të frenuar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm, autoritetet bullgare kanë shtuar kontrollet përgjatë gardhit me tela me gjemba prej 234 kilometrash (145 milje) që mbulon pothuajse të gjithë kufirin me Turqinë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.5%
-
Gafë
50.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15