-
Zbulohet magazinë droge në Korçë, sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga, në kërkim koka e grupit! 3 gra në hetim! VIDEO e hashashit duke u tharë (EMRAT)
Në Voskop të Korçës u zbulua një punishte me 200 kg kanabis në proces tharje, por policia ende nuk ka zbuluar parcelat e kultivimit të bimëve narkotike. Shtatë punëtorë u kapën duke paketuar drogën, 3 tyre gra. Organizatori, ai që për policinë është “koka” e narko-trafikut është identifikuar e shpallur në kërkim.
25 Tetor 2024, 09:21 -
Korçë/ Zbulohet magazinë me drogë në fshatin Voskop! Sekuestrohen 60 kg kanabis gati për shitje! Foto të hashashit duke u tharë, i grirë dhe arka plot (VIDEO + FOTO)
Operacioni policor që ka nisur mesditën e sotme në qarkun e Korçës vijon ende. Deri flitet për 6 të arrestuar, 3 burra dhe 3 gra. Në kërkim është një banor i fshatit Voskop i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
24 Tetor 2024, 15:30 -
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Korçë, 3 në pranga, 2 në kërkim e 9 të tjerë në hetim! Sekuestrohet kokainë e kanabis (VIDEO)
Policia e Korçës goditi një grup prej 14 personash që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave dhe ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë. 3 ranë në pranga, 2 të tjerë në kërkim, ndërsa 9 janë në hetim. U sekuestrua 180 gr kokainë, 40 gr kanabis, 1 peshore elektronike, 2 automjete, 13 celularë, 1000 euro dhe 30 000 lekë.
15 Tetor 2024, 16:38 -
Ishte në kërkim si i dënuar për trafikun e 10 kg drogë në Savona më 2020, kapet në arrati 34-vjeçari shqiptar
Prokuroria e Torinos kishte nxjerrë urdhër-ndalimi, në operacionin e vitit 2020 ishte ndaluar si pjesë e një rrjeti të narkotrafikut në zonë dhe iu sekuestrua ngarkesa e drogës, por më pas ishte liruar. Duhet të vuajë 8 muaj burgim, izolohet në qeli
3 Tetor 2024, 18:21 -
Njëri akuzohet se shiste drogë dhe tjetri se lejoi ndërtimet pa leje, AMP pezullon 2 oficerë policie në Fier dhe Berat
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore konfirmon se ekzekutoi vendimin e Gjykatës së dy Juridiksioneve për Inspektorin 30-vjeçar të Patrullës në Komisariatin e Divjakës dhe ndihmës specialistin e Komunitetit në Komisariatin e Beratit. Shpërdoruan detyrën, detajet e dosjeve
2 Tetor 2024, 08:53 -
Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij
Tre të rinjtë u ndaluan gjatë një ndjekjeje në Perugia, refuzuan t’i përgjigjeshin thirrjes për ndalim. Në një vend të fshehtë poshtë sediljes u gjetën 6 kg hashash, kurse në banesë u zbuluan mbi 7,5 kg të tjera dhe 25 mijë euro cash. Nën akuzë 22-vjeçari shqiptar, sllovaku dhe italiani
28 Shtator 2024, 09:17 -
Drogë, shpërdorim detyre dhe mashtrime, 5 të arrestuar në pak orë në Tiranë! Çifti gënjente klientët online, punonjësi vodhi kompaninë
Një prej të ndaluarve, me dy identitete, kërkohej për trafik droge dhe kishte masë “arrest me burg. Nën arrest edhe një 39-vjeçar që akuzohet se ka vjedhur kompaninë ku punonte, si dhe një çift që mashtronte qytetarët me blerjet online
25 Shtator 2024, 14:10 -
Itali/ Shkoi për t’i shitur përdoruesit drogën te banesa, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, nën akuzë edhe klienti
Agjentët e policisë në Assisi ndoqën të riun teksa u ngjit dhe pas takimit u largua me makinë. Gjatë ndjekjes arrestohet, por iu gjetën vetëm 195 euro cash dhe një telefon. Përdoruesit i gjenden hashash, kokainë dhe peshore. Thotë se ia bleu shqiptarit
25 Shtator 2024, 08:30 -
FOTOT/ Britania e dëboi pas dënimit, shqiptari rikthehet ilegalisht me pasaportë false greke nga Irlanda! Ishte anëtar i një grupi narkotrafiku
Bashkë me një tjetër shqiptar klandestin, i dyshuari po rikthehej ilegalisht me një autobus nga Dublini. Kishte vuajtur 20 muaj burgim për shtëpi bari dhe ishte dëbuar nga vendi dy javë më parë. Arrestimi, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar me 31 të ndaluar, 7 prej tyre shqiptarë. 6000 shqiptarë të dëbuar nga Anglia për një vit
24 Shtator 2024, 08:25