-
Vrasja e Edmond Papës dhe strehimi i atentatorit Bode, Apeli i Tiranës lë në burg Adriatik dhe Julian Kalemin (DOKUMENTI)
Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për të dyshuarit e ndaluar nga Policia e Gjirokastrës më 28 Gusht, Adriatik Kalemi dhe Julian Kalemi, të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e të kërkuarit Andrew Bode, ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa më 2022 për hakmarrje. Edhe Bode i arrestuar në operacionin e një muaji më parë
4 Tetor 2024, 14:16 -
Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës lë në burg Andrew Boden! 45-vjeçari mohon akuzat: S’jam dorëzuar se s’kam besim te policia, do t'i kallëzoj
Kur u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, dy ditë pas arrestimit të tij në Memaliaj, Andrew Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Ai ka pretenduar se do të sjellë dëshmitarë në seancat e radhës, ndërsa ka hedhur akuza dhe në drejtim të policisë, për të cilën tha se do të bëjë kallëzim penal. Në burg u la edhe Adriatik Kalemi dhe kushëriri i tij Julian Kalemi
30 Gusht 2024, 11:50 -
Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, po përgatitej për hakmarrje pasi i vranë babain në atentat
Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe një tjetër eksponent i botës së krimit Andrea Kalemi. Arrestohet edhe Julian Kalemi, kushëri i Andrea Kalemit, strehonte Andrew Boden
28 Gusht 2024, 10:25 -
Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy të akuzuarve për gjykim të shkurtuar
Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, të cilët kërkonin gjykim të shkurtuar. Në një vendim sot, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Andrew Bodes dhe Albano Velos që sipas hetimeve vranë për të marrë hakun e Aleksandër Sadikaj
20 Maj 2024, 13:10 -
Vrasja e Edmond Papës në Tiranë, Prokuroria dërgon për gjykim Andrew Boden dhe Albano Velon! Dyshohet hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, në Tiranë
8 Janar 2024, 10:31 -
Vrasja e Edmond Papës, prokuroria kërkon ‘burg në mungesë’ për Andrew Bode! Pas vendimit gjykatës shpallet në kërkim ndërkombëtar
Togat e zeza pritet të vlerësojnë kërkesën e organit të akuzës dhe të vendosin nëse do të përcaktojnë të njëjtën masë apo jo. Bode rezulton se ligjërisht nuk ka dalë nga territori shqiptar nga të dhënat e TIMS, ndërsa ka dyshime të forta të jetë larguar nga Shqipëria ilegalisht.
6 Janar 2023, 13:45 -
Dyshohet si ekzekutues i Edmond Papës, Andrew Bode mund të jetë larguar ilegalisht në Greqi! U ndihmua nga grupi kriminal shqiptar në Athinë?
Edvin Bode, personi që ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë, dyshohet të jetë arratisur nga Shqipëria dhe të ketë kaluar përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë. Atje ndodhen edhe hetuesit shqiptarë të cilët po punojnë për të gjetur lidhjen mes 2 vrasjeve që pasuan njëra tjetrën në Tiranë, Armando Sadikajt dhe Edmond Papës në shenjë hakmarrjeje, dhe 2 shqiptarëve të ekzekutuar në Athinë. Emëruesi i përbashkët deri më tani, mbetet prishja e pazareve të drogës.
5 Janar 2023, 10:46 -
Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që mori pjesë në ekzekutim! Dy autorët miq me njëri-tjetrin, foto duke ngrënë dreka bashkë
Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se Bode ka emrin e tij të dytë, teksa më herët ka mbajtur emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë është e ka ndërruar para disa vitesh.
4 Janar 2023, 16:19