-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
Banka e Shqipërisë ka blerë 313 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane, por pa sukses, pasi zhvlerësimi i euros nuk ndaloi gjatë këtij viti. Për shkak të pasigurisë në tregun valutorë, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të shtojë ndërhyrjet vitin e ardhshëm me synim që të blejë 350 milionë euro për rritjen e rezervës.
25 Dhjetor 2024, 14:17 -
Euro thellon rënien, po blihet me 97 lekë dhe shitet me 98 lekë! Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vjet
Monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord negativ në mbyllje të kësaj jave. Një euro sot u është blerë qytetarëve nga pikat e këmbimit me 97 lekë, dhe u është shitur me mesatarisht 98 lekë. Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros në treg.
8 Nëntor 2024, 17:27 -
Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se kjo e hënë nuk ishte një ditë e mirë për valutat që dikur bënin ‘ligjin’ në tregjet financiare. Ja kursi i këmbimit për 4 nëntor 2024
4 Nëntor 2024, 15:47 -
“Të ndalet pagesa me euro në Shqipëri në vend të lekut'', Sejko: Ndryshe kursin nuk e stabilizojmë dot
Përdorimi i euros për pagesa në vend duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Kështu deklaroi në Kuvend guvernatori Gent Sejko, duke shtuar se kursi i këmbimit është i pabesë dhe nuk parashikohet. Banka qendrore, tha Sejko, e ka të pamundur të garantojë stabilitet në kurs nëse në vend hyn më shumë valutë.
19 Korrik 2024, 15:48 -
Rënia e kursit të euros me 17% dëmton direkt 1.4 milion shqiptarë! Ndikim te familjet e emigrantëve dhe te ata që kanë depozita në euro
Shumica e shqiptarëve po vuajnë pasojat e rënies së kursit të euros. Të prekura direkt janë familjet që jetojnë me dërgesat e emigrantëve dhe ata që kanë depozita në euro ndërsa efektet pozitive po i përjetojnë një pakicë e importuesve që blejnë jashtë me euro mallra të cilat i shesi në lek në Shqipëri dhe ata që i kalojnë pushimet jashtë.
21 Korrik 2023, 13:55 -
Euro në rrezik nga kursi i këmbimit! Rriten kreditë, depozitat dhe borxhi publik e blerjet
Pavarësisht zhvlerësimit, në ekonominë shqiptare po dominon përdorimi i euros. Shumë qytetarë dhe biznese i marrin kreditë në monedhën europiane, ashtu sikundër edhe depozitat. Po më shumë se gjysma e borxhit publik në 6 muaj e parë të këtij viti është në euro. Gjithçka, rrezikohet nga luhatja e kursit të këmbimit
24 Gusht 2022, 16:47 -
Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 deri në 10 lekë më shumë se para konfliktit! Kërkesë e lartë në treg për euro, shkak shtrenjtimi i importit
Kursi i këmbimit po luhatet ndjeshëm pas luftës Rusi-Ukrainë. 1 euro po shitet mbi 128 lekë, ndërsa dollari me mbi 118 lekë, duke u rritur nga dita në ditë me 4-5 lekë. Forcimi i shpejtë i monedhës europiane dhe zhvlerësimi i lekut, sjell edhe rritjen e çmimeve, thonë ekspertët.
8 Mars 2022, 15:45