-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
Edison Memolla deklaron se nuk do të largohet nga posti i kryetarit bashkisë së Rrogozhinës pa thënë fjalën e vet dhe Apeli i GJKKO-së, shkalla e dytë e gjyqësorit ku ka ankimuar dënimin me 1 vit burg të dhënë nga GJKKO.
26 Janar, 12:29 -
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
GJKKO shpalli fajtor Edison Memollën për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe të dënojë Memollën me 1 vit burg e ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare. Memolla ndërhyri pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
24 Janar, 10:03 -
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla: Ndërhyri për faturat e energjisë
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dërguar në gjyq nga SPAK bashkë me tre persona me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, sipas SPAK ai ndikoi te i akuzuari tjetër Xhamani, elektricist për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij
2 Nëntor 2023, 15:51