-
Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor
Ditën e sotme 7 janar 2025 është bërë një vit nga atentati me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën ‘Buzderri’, ndërsa policia ende nuk ka një autor për ngjarjen.
7 Janar, 10:09 -
Tiranë/ Eksploziv banesës në katin e 9-të të një pallati, frekuentohej nga Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit' të Vlorës! Policia gjeti sende personale dhe dokumente
Apartamenti ku pak para mesnatës së të dielës shpërtheu një sasi tritoli në ballkon në katin e nëntë në Tiranë frekuentohej nga personazhe të njohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në të është parë të hyjë dhe dalë vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit, buzëderrit të Vlorës.
22 Dhjetor 2024, 12:34 -
Vlorë/ U arrestua disa orë pasi u lirua nga amnistia, 40 ditë paraburgim Sokol Sinomati! Seanca për 'Buzëderrin' nën masa të rrepta sigurie
Gjykata e Vlorës caktoi masë arresti me burg me afat 40 ditë për Sokol Sinomatin i cili ra në pranga në hyrje të qytetit bregdetar sapo u lirua me amnisti nga burgu i Fushë-Krujës. Drejtësia italiane e kërkon pasi e ka dënuar në mungesë në vitin 2000 me 12 vjet për organizatë kriminel dhe trafik klandestinësh
27 Prill 2024, 11:13 -
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën
25 Prill 2024, 12:27 -
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër! Edhe targat ishin të vjedhura
Hetuesit kanë në dorë një provë të re për ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, djalit të ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën “Buzëderri”. Me zbulimi se makina e tyre që u gjet e djegur pas atentatit është vjedhur në Shkodër, policia ka shpresë se përmes kamerave të sigurisë mund të identifikojë autorët e përfshirë në vrasje.
12 Janar 2024, 11:50 -
Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist
Nuk ka ende prova për zbulimin e autorëve që ekzekutuan Gëzim Sinomatin, por ceremonia e varrimit të tij, u shoqërua më masa të larta sigurie nga policia, për shkak të pranisë së babait të tij Sokol Sinomati. Ish pjesë e bandës së Gaxhait, Sinomati i madh mori leje nga burgu për të varrosur të birin që ia vranë ndërsa ai e po priste në Vlorë deri kur do të liroheJ
9 Janar 2024, 08:37 -
EKSKLUZIVE/Atentati në Vlorë, foto e Gëzim Sinomatit, u vra me snajper në ballkon! Dritat u fikën për 10 minuta! I riu mbante emrin e xhaxhait të vrarë në 1997
Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve të atentatit me snajper ndaj Gëzim Sinomati, por po hetohet në dy pista: Në atë të hakmarrjes për shkak të krimeve të së kaluarës nga Sinomatët, dhe në fushën e drogës, jashtë vendit në Belgjikë. Mbrëmjen e djeshme dritat u fikën për 10 minuta kur ndodhi vrasja e 23 vjeçarit i cili kur lindi, prindërit i vendosën emrin e xhaxhait të tij të vrarë në 1997.
8 Janar 2024, 15:17 -
Vlorë, plumb në kokë 23 vjeçarit në ballkon, po pinte cigare! Dyshohet se u ekzekutua me snajper, qitja u bë nga 'BMW'! 2 persona ndihmuan autorin të largohej
Policia vijon hetimet për të zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. I riu u qëllua me snajper në ballkonin e banesës në Vlorë ku kishte dalë të pinte cigare. Një plumb i mori jetën, ndërsa pas vrasjes u fikën dritat në zonën përreth. 14 persona janë shoqëruar deri tani. Mjeti i autorëve u djeg në lagjen 24 Maji, por arma e krimit nuk është gjetur.
8 Janar 2024, 07:13 -
Vlorë, 23 vjeçari ekzekutohet në ballkonin e banesës, dyshohet se u qëllua me snajper! Sapo ishte kthyer nga Belgjika! Autorët djegin makinën (EMRI+ VIDEO)
Një ekzekutim tipik mafioz ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë. 23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”. Viktima, është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtarit të bandës së Gaxhait. 2 vite më parë, xhaxhait të tij i vunë tritol në makinë.
7 Janar 2024, 22:07