-
Merr fund historia e rrëmbimit në Durrës, 3-vjeçari i dorëzohet nënës! Gjyshja vihet në pranga: Nipin donim që ta rrisnim vetë
8 ditë ka zgjatur arratia e Bahrije Gjunit që kishte rrëmbyer nipin vetëm 3 vjeç duke e shkëputur nga krahët e nënës. E shoqëruar nga avokati, ajo e vetëdorëzoi sot të voglin në Policinë e Durrësit dhe u arrestua. Pas arrestimit të gjyshit dhe kunatit të tij, në kërkim është vëllai tjetër i Bahrijes.
20 Prill 2024, 13:26 -
Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush
Fëmija u takon të dyja palëve, nënës më shumë e gjyshërve shumë, ashtu siç u takon e do t’u takojë edhe të afërmve, shokëve, fqinjëve etj. etj. Vetëm në marrje e dhënie normale e humane me të gjithë ata që e rrethojnë, fëmija rritet e zhvillohet, bëhet njeri i kompletuar e jo ekzistencë e handakosur.
20 Prill 2024, 11:01 -
Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur
‘Djali është brenda Shqipërisë , nuk jap shpjegime, sepse dua të bëj pakt me nusen e djalit tim të ndjerë. E kuptoj që Amar ka nevojë për të ëmën. Por mbasi më vdiq djali në moshën 35 vjecare sa herë e shikoj Amarin harroj çdo gjë për djalin.
20 Prill 2024, 07:05 -
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit që humbi gjurmët në Durrës vijojnë ende. Për fatin e të voglit nuk ka asnjë detaj, ndërsa rezulton i zhdukur që prej 7 ditësh, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij në zonën e ish-kënetës në Durrës.
19 Prill 2024, 11:54 -
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
Policia vijon kërkimet për të gjetur 3 vjeçarin e zhdukur prej të shtunës 13 prill 2024. Kërkimet janë zhvendosur edhe në veri konkretisht në fshatin Gjinaj të Hasit ku banojnë stërgjyshërit.
18 Prill 2024, 11:36 -
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.
18 Prill 2024, 09:50 -
Nuk dihet fati i 3-vjeçarit në Durrës, prej 5 ditësh i zhdukur! Nëna e të miturit denoncoi gjyshërit, dështojnë kërkimet e policisë
Prej 5 ditësh një fëmijë që është marrë padrejtësisht nga gjyshërit, rezulton i zhdukur. Policia e Durrësit ende nuk ka gjetur 3-vjecarin, edhe pse ka prangosur gjyshin e tij, 60-vjeçarin Rexhep Gjuni. Denoncimin e ka kryer nëna e të miturit, të shtunën e 13 Prillit në orën 20:00
17 Prill 2024, 14:01 -
Durrës/ Iu vdiq djali në aksident, gjyshërit ‘rrëmbejnë’ nipin 3 vjeç! Mamaja denoncon në polici me lot në sy: Kam 4 ditë që s'e shoh çunin! Në hetim vjehrri
Një nënë e re në Durrës ka denoncuar ish-vjehrrin për rrëmbimin e të birit 3-vjeç. Në pranga ka rënë Rexhep Gjuni, gjyshi që mban forcërisht fëmijën prej 4 ditësh, kundër vullnetit të nënës. Mosmarrëveshjet janë pasojë e një drame familjare, ku 60-vjeçarit Gjuni i vdiq djali ne aksident dhe tani pretendon kujdestarinë e nipit.
16 Prill 2024, 10:44