Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj

Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij.  Policia nuk ka asnjë të re nga kërkimet, ndërsa njofton se është arrestua Rexhep Gjuni, gjyshi i të miturit. Në pranga po ashtu ka rënë edhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit.

Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni. Kështu janë ushtruar disa kërkime në banesat e të afërmve, por nuk ka ende asnjë detaj. Policia ka shpallur në kërkim gjyshen Bahrije Gjuni 57 vjeçe dhe vëllain tjetër të saj, Flamur Selaj.

“Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve Rexhep Gjuni, 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe Arben Selaj, 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit Bahrije Gjuni, 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe Flamur Selaj, 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2024 01:54

    Ketu tek ne jane dy kode per rastet e femijeve qe quhen /Amber alert/ dhe /Code Adam/ emeruar me emra femijesh te rrembyer e te vrare.Ne Shqiperi nuk ka kode te tilla,por dhe puna e policise eshte gjeneroze t'a quash delitanteske.Po tregoj si veprohet tek ne ne raste te tilla me shpresen se ndoshta policia shqiptare meson.Kur rrembehet nje femije,jo vetem policia,por dhe mediat vihen ne alarm,po keshtu dhe sherbimet telefonike lokale ku ka ndodhur rasti.Mediat japin ne TV foton e femijes, emer/mbiemer,moshen,peshen,gjatesine veshjen,shenja te vecanta dhe te dhenat per rrembyesin e dyshuar si ne rastin e kesaj gjyshes,emer/mbiemer,moshe,peshe.gjatesi,shenja te vecanta,llojin e makines,ngjyren ,targat dhe ndonje hollesi tjeter,p.sh ku mund te jete drejtuar,ku eshte pare per here te fundit,ka arme ose jo,eshte i/e rrezikshme apo jo.Gjithashtu per rrembyesin e te zhdukurin jepen veshjet qe mund te kene patur ne trup.Dhe kompanite lokale te telefonit te telefonojne/ose te lene mesazh per cdo rast per te qene alert nese femija,ose rrembyesi mund te shihet nga dikush.Tani per rastin konkret,u bene kaq dite dhe prape policia po i nxjerr info.me pikatore.Mezi nxorren nje foto te gjyshes,kurse femijes nuk i jepet asnje foto,as emer,asgje.Cdo minute vlen,nuk duhet humbur,keshtu si veprojne keta ne emer te sekretit hetimor,nuk eshte menyra e duhur.

    Përgjigju
  • LORA: 18/04/2024 13:16

    Uroj qe sa me shpejt policia t'e bashkoje femijen me mamin e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja