-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
Kremlini deklaroi të enjten se nuk ka parë elemente të reja të posaçme në politikën amerikane ndaj Rusisë nën Presidentin Donald Trump, i cili kërcënoi këtë javë se do të vendoste sanksione të reja më të ashpëra ndaj Rusisë nëse nuk i jepte fund “luftës absurde” në Ukrainë.
23 Janar, 21:05 -
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
Financial Times detajon kërcënimet e presidentit të ri të SHBA-së dhe shpjegon arsyet pse miliarderi mund të shkojë më tej se paraardhësi i tij. Në tryezë është gjithashtu mundësia e rikthimit të Moskës në ekonominë globale.
23 Janar, 17:54 -
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i është përgjigjur komenteve të bëra nga Donald Trump, i cili kërcënoi Moskën me sanksione të mëtejshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë
23 Janar, 14:36 -
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se një fitore e Rusisë kundër Ukrainës do ta minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe do t’i kushtonte asaj triliona euro për ta rikthyer besueshmërinë.
23 Janar, 12:10 -
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
Nëse nuk do të ketë një marrëveshje së shpejti për Ukrainën me Rusinë, "nuk do të kem zgjidhje tjetër përveçse të vendos më shumë taksa, tarifa dhe sanksione mbi gjithçka që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara". Kështu ka deklaruar Donald Trump.
22 Janar, 17:54 -
Arrestohet për pasurim të paligjshëm kryepsikiatri i ushtrisë së Ukrainës, kishte grumbulluar 1 milion $
Ukraina ka arrestuar kryepsikiatrin e ushtrisë me akuzën për "pasurim të paligjshëm" në lidhje me fitimet prej më shumë se 1 milion dollarësh, të grumbulluara që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
22 Janar, 17:22 -
Ministri Hasani në Kiev, takon presidentin Zelensky: Riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë
Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetin X, i konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë
18 Janar, 08:34 -
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje bashkepunimi 100 vjecare. Vetëm këtë vit Britania do e furnizojë Ukrainën me nidhma ushtarake në vlerë 3.6 miliardë euro, të cilat mund të shlyhen nga asetet e bllokuara ruse.
16 Janar, 18:37 -
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
Ambasadori në largim i SHBA në Serbi Christopher Hill deklaroi një ditë më parë, duke shpjeguar arsyet e vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) ndaj industrisë së naftës të Serbisë (NIS), "se Rusia filloi të përdorë rafinerin në Serbi për të financuar luftën" dhe theksoi se ai vend “duhet të largohet nga NIS".
16 Janar, 12:03 -
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
Donald Trump ka deklaruar se është duke u organizuar një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mbi konfliktin në Ukrainë. Trump, presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, nuk specifikoi një datë për takimin, por theksoi se dëshira për bisedime vjen nga vetë Putini.
10 Janar, 09:17 -
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar për një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, si pjesë e qëllimit të administratës në largim të presidentit Joe Biden.
9 Janar, 15:09 -
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.
7 Janar, 20:35