-
SHBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën
Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
13 Dhjetor 2024, 07:58 -
Lufta në Ukrainë/ Moska po përparon drejt Pokrovskit! Ushtria në portat e qytetit
Forcat ruse janë pak më shumë se 1 kilometër nga qyteti ukrainas i Pokrovsk, pasi avancimit nga jugu në qendrën rrugore dhe hekurudhore që kishte një popullësi prej 60 mijë banorësh të paraluftës.
13 Dhjetor 2024, 07:13 -
Trump kritikon vendimin e Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketa amerikane
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane, duke thënë se kjo gjë vetëm sa e përshkallëzon luftën.
12 Dhjetor 2024, 20:57 -
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë
12 Dhjetor 2024, 19:42 -
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron “ta zhdukë Ukrainën nga harta” dhe mund t’ua mësyjë pjesëve të tjera të Evropës pastaj.
12 Dhjetor 2024, 18:11 -
SHBA-të transferojnë kredinë prej 20 miliardë dollarë për Ukrainën
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka transferuar pjesën prej 20 miliardë dollarësh të një kredie prej 50 miliardë dollarësh të G7ës për Ukrainën, tek një fond i ndërmjetëm i Bankës Botërore për ndihmën ekonomike për luftën.
11 Dhjetor 2024, 10:14 -
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
Sundimtari autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka thënë të martën se “disa dhjetëra” koka bërthamore ruse janë duke u vendosur në vendin e tij dhe se rreth 30 lokacione janë duke u konsideruar si vende ku mund të vendosen sistemeve raketore Oreshnik.
10 Dhjetor 2024, 18:22 -
Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaja në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë sot se do ta konsiderojë vendosjen e përkohshme të forcave të huaja ushtarake në tokën ukrainase derisa vendi të bëhet anëtar i NATO-s, si mënyrë për ta siguruar vendin e tij si pjesë e marrëveshjes për paqe me Rusinë
9 Dhjetor 2024, 22:58 -
Lufta në Ukrainë/ Trump: Putini ka humbur! Zelensky zbulon se çfarë i tha presidentit të zgjedhur amerikan në pallatin Elysee
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, në një intervistë për Neë York Post, përsëriti se udhëheqësi ukrainas Voldymyr Zelensky "dëshiron të bëjë paqe".
9 Dhjetor 2024, 17:05 -
Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale
57% e të anketuarve thanë këtë vit se dëshironin t’i shihnin Shtetet e Bashkuara më të angazhuara dhe me rol më të madh drejtues për zhvillimet ndërkombëtare, krahasuar me vetëm 42% një vit më parë. Një shumicë dërrmuese prej 80% e shikon Rusinë si kundërshtare.
7 Dhjetor 2024, 15:34 -
Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Lufta mund të ndalet brenda 24 orëve
Petro Poroshenko u takua me zyrtarë të administratës së Presidentit Biden dhe anëtarë të administratës së ardhshme Trump për të ndarë vlerësimin e tij për situatën me të cilën po përballet Ukraina mbi dy vite e gjysmë pasi Rusia nisi sulmin frontal, si dhe vizionin e tij se si mund t’i jepet fund konfliktit.
7 Dhjetor 2024, 15:27 -
Lufta/ Oficeri vret ushtarin rus, 19-vjeçari refuzoi të luftonte në Ukrainë
Një oficer rus vrau një ushtar të rekrutuar 19-vjeçar, Artem Antonov, sepse refuzoi të shkonte të luftonte në Ukrainë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 21 tetor në një kamp stërvitor, ku oficeri dyshohet se hapi zjarr ndaj të riut.
7 Dhjetor 2024, 09:45 -
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se Rusia mund të vendosë raketa të reja hipersonike me rreze të mesme veprimi, të njohura si Oreshnik, në territorin e aleates së vet, Bjellorusisë, në pjesën e dytë të vitit 2025.
6 Dhjetor 2024, 22:53