-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
Fillimisht thanë se Carlo Bollino është pjesë e organizatës kriminale të SPAK, pastaj që Carlo Bollino është peng e të njëjtës organizatë: Anëtar apo peng? Ose njëra, ose tjetra, hajde të kuptohen.
20 Shtator 2024, 12:48 -
'Asnjë qeveri nuk ka pasur vullnet të luftojë korrupsionin' Kulluri: Hetimi ndaj Berishës, i pari në nivele të tilla! SPAK po lufton të dyja palët
Edvin Kulluri foli në Studio Live duke sqaruar pse nuk kemi të bëjmë me një dosje politike ndaj Berishës, por me një hetim për herë të parë të korrupsionit në nivele të larta.
19 Shtator 2024, 19:47 -
Mero Baze: Si po arrin Berisha, ta ndaj shtypin pro dhe kundër vjedhjeve të tij
Problemi që i është krijuar familjes Berisha me publikimin e dosjes është zhgënjimi i rënd brenda demokratëve. Edhe militanti më i thekur i Berishës, kur shikon që Argita dhe burri i saj, kanë blerë vila në çdo kryeqytet të Evropës, dhe kanë përfituar nga pushteti i babit duke persekutuar pronarët e tjerë dhe duke përdorur shtetin në dispozicion, ndjehet keq, pasi ka humbur dhe armën e fundit që Berisha përdorte për ti manipuluar, ndershmërinë familjare.
19 Shtator 2024, 19:45 -
Afera ‘Partizani’, Ngjela në Report Tv: Berisha ka humbur ekuilibrin, SPAK-un e drejton Washingtoni! Dosjet kalojnë në duart e ekspertëve të huaj
Sali Berisha ka kërcënuar gazetarët që publikojnë detaje nga akuza prej 500 faqe e tij për korrupsion, ndërsa i ka konsideruar ata peng të SPAK. Ngjela tha se Berisha ka humbur ekuilibrin.
19 Shtator 2024, 19:31 -
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
Në përpjekje për të demonstruar se janë viktima të persekutimit politik në procesin e korrupsionit, Sali Berisha dhe familja e tij harrojnë të tregojnë se zotërojnë vlerën më të rëndësishme për ata që pretendojnë se janë të zgjedhur: Të qenit liberal dhe demokrat. Kërcënimet dhe shpifjet ndaj gazetarëve, sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe kriminalizimi stalinist i çdo kundërshtari politik, demonstrojnë të njëjtën intolerancë të dhunshme dhe joliberale ndaj të tjerëve që kanë ushtruar për 33 vjet.
19 Shtator 2024, 17:08 -
Dosja Partizani/ Sulmet e Berishës, Kikia: Përballjen s’duhet ta ketë me gazetarët, e ka vënë PD në shërbim të çështjes së tij
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në Report Tv ka dënuar sulmin e Sali Berishës ndaj gazetarëve të cilët kanë shkruar për dosjen 'Partizani', për të cilën është në hetim edhe ish-kryeministri.
19 Shtator 2024, 14:38 -
Shoqatat e medias dënojnë sulmet e Berishës ndaj gazetarëve: Intimidim dhe shantazh, e papranueshme
https://shqiptarja.com/lajm/berisha-bollino-eshte-anetar-i-organizates-kriminale-te-spak-bollino-i-pergjigjet-e-vleresoj-por-jam-thjesht-nje-gazetar-i-fakteveShoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri (AEJ) dhe i Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë kanë dënuar sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj gazetarëve që flasin për dosjen ‘Partizani’.
19 Shtator 2024, 12:29 -
EDITORIAL/ Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po guxojnë të publikojnë dosjen e SPAK për Sali Berishën dhe familjen!
Edhe pse Shqipëria ka numrin më të lartë të mediave në Europë për banorë, shumica heshtin për dosjen e SPAK për familjen Berisha. Po zhduket nga horizonti mediatik edhe ushtria e ''gazetarëve investigativë''.
19 Shtator 2024, 12:22 -
Adriatik Doçi: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e Familjes Berisha
E gjithë dosja e tjetërsimit të pronës publike ish Klubi Partizani është manipuluar. Në terren janë kryer veprime fiktive dhe vetëm në zyrë për pronën do t'i kthehej grupit të ish pronarëve që përfaqësoheshin nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
19 Shtator 2024, 11:24 -
DOSJA PARTIZANI/ SPAK zbulon mashtrimin e dhëndrit të Berishës! Kontrata për blerjen e 'Homeplan' nuk u nënshkrua në 2014, por në 2018! I nxori zbuluar blloku i zi dhe kompjuteri i Studio Pustinës (DOKUMENTET)
Në dosjen 500 faqe të SPAK zbulohet edhe mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë 'Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve. Pikërisht mbi bazën e datës së nënshkrimit të kësaj kontrate Jamarbër Malltezi ka arkëtuar nga Homeplan miliona euro divident sikur ka qenë ortak që nga viti 2014.
19 Shtator 2024, 11:19 -
DOSJA PARTIZANI / SPAK zbulon mashtrimin e Malltezit! Kontrata për blerjen e Homeplan nuk u nënshkrua në 2014, por në 2018! I nxori zbuluar blloku i zi dhe kompjuteri i Studio Pustinës
Në dosjen 500 faqe "Partizani" të SPAK zbulohet edhe mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve. SPAK ka zbuluar se dokumenti i kontratës në fakt është shkruar dhe nënshkruar më 21 shtator 2018 edhe pse me një datë 4 vite të mëhershme.
19 Shtator 2024, 11:15 -
Dosja e SPAK/ Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)
Në një konferencë për shtyp sot, përballë disa gazetarëve, ku Sali Berisha foli dhe sulmoi si Spak dhe gazetarët që flasin për Dosjen e tij, asnjë gazetar i pranishëm (shumica të rinj) nuk i bëri një pyetje rreth Dosjes. Të gjithë të pranishmit ndryshuan temë duke dhënë të kuptojnë se e kishin kuptuar fare mirë mesazhin intimidues të liderit të Partisë Demokratike në arrest shtëpiak për Dosjen e tij.
18 Shtator 2024, 19:55 -
Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim
Poli Hoxha komentoi në Report Tv dosjen e Berishës dhe u ndal edhe tek kërcënimi i ish-kryeministrit për ata gazetarë që nxjerrin detaje nga dosja.
18 Shtator 2024, 19:08 -
Dosja 'Partizani'/ Cakrani në 'Studio Live': Duan t'u bëjnë luftë pronarëve! Romeo Kara: Berisha erdhi në 2005 për të vjedhur, u kaluan ligje të paligjshme
Dosja Partizani që implikon korrupsionin e familjes Berisha u diskutua sërish sot në ‘Studio Live’ me avokatët Romeo Kara, Kujtim Cakrani dhe gazetarin Fatos Mahmutaj.
18 Shtator 2024, 18:31 -
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
“Si gazetar nuk mund të mos e vlerësoj këtë gjykim dhe të jem krenar që krahasohem për nga kapaciteti investigativ me një strukturë si SPAK, e cila konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian si një model drejtësie që përfundimisht është e pavarur dhe të aftë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.
18 Shtator 2024, 17:22 -
Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash! SPAK: Ishte mikesha e familjes Berisha dhe Malltezi
Andia Pustina u paraqit se bashku me avokaten Klodiana Gjyzari. Më herët u morën të pandehur ish-kryeministri Sali berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi
18 Shtator 2024, 13:53 -
Dosja Partizani/ Udhëtimi misterioz në Vjenë i Berishës dhe anëtarit të KKP-së Bari Hodaj një muaj para se t'i kthehej prona dhëndrit të ish kryeministrit
Detaje të reja zbulohen në dosjen 500 faqe të SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani pasuar me ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha.
18 Shtator 2024, 13:51