-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani.
5 Shkurt, 18:54 -
‘USAID’, ligjvënësit demokratë protestojnë në Uashington, iu bashkuan edhe senatorët! Marco Rubio mori drejtimin
Ligjvënësit demokratë dhe punonjës të USAID në SHBA protestuan përpara selisë së agjencisë në Uashington, kundër lëvizjeve të administratës Trump, për t’i larguar ata me qëllim reformimin e agjencisë. Sekretari i Shtetit Marco Rubio është drejtuesi i saj, ndërsa emërimi i tij në këtë detyrë duket se linjëzon fondet amerikane që shpenzohen nëpër botë, me politikën e saj të jashtme
4 Shkurt, 15:55 -
El Salvador ofrohet të marrë të burgosur nga SHBA, sekretari Rubio e cilëson ofertën 'miqësore'
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, propozoi që vendi i tij të pranojë të burgosur nga Shtetet e Bashkuara kundrejt një tarife, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të bërë sistemin e burgjeve më të qëndrueshëm ekonomikisht. Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio, e vlerësoi këtë si një ofertë "miqësore" dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me El Salvadorin.
4 Shkurt, 07:59 -
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.
3 Shkurt, 22:13 -
-
Panamaja dorëzohet: Nuk do e rinovojmë marrëveshjen me Kinën
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e vizitoi Kanalin e Panamasë më 2 shkurt, nga ku e paralajmëroi Panamanë se Uashingtoni do të “ndërmarrë masa të nevojshme”, nëse ajo nuk e kufizon përfshirjen e Kinës në rrugën e rëndësishme ujore.
3 Shkurt, 17:44 -
Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane (VIDEO)
Pas rikthimit në detyrë, Trump kërcënoi se do të merrte kontrollin e Kanalit të Panamasë, i ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20-të dhe i dorëzuar Panamasë sipas një traktati të vitit 1977, duke pretenduar se kanali po kontrollohet nga Kina.
2 Shkurt, 20:33 -
Sekretari i Shtetit Marco Rubio në vizitë zyrtare në 5 shtete të Amerikës Latine, ndalesa e parë në Panama
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë një tur diplomatik nga data 1 deri më 6 shkurt në Panama, El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Domenikane, me qëllim avancimin e politikës së jashtme "America First" të Presidentit Donald Trump.
31 Janar, 17:27 -
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
Dekreti ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA. Njoftohet vendimi i Marco Rubio. Ambasada: "Përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë. SHBA kontribuojnë 40% të ndihmës humanitare globale, amerikanët meritojnë llogaridhënie dhe transparencë"
30 Janar, 10:06 -
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e fondeve, deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Kjo ngrirje e fondeve prek edhe SPAK-un, institucionet e tjera të drejtësisë, të gjitha ministritë, Kuvendin e bashkitë.
29 Janar, 17:00 -
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pati një bisedë të parë me homologun e saj të ri amerikan, Marco Rubio. Në këtë bisedë, që zgjati rreth 30 minuta, Baerbock e siguroi Rubio se Europa dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me administratën e re amerikane dhe të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
28 Janar, 07:35 -
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
SHBA po diskutojnë zbatimin e një plani dëbimi të emigrantëve të ngjashëm me marrëveshjen Itali-Shqipëri. Emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në El Salvador ku do të mund të kryejnë procedurat për kërkimin ë azilit dhe hyrjes në Amerikë.
27 Janar, 15:36 -
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
SHBA-ja tërhoqi vendosjen e tarifave ndaj Kolumbisë, pasi Bogota ra dakord të pranojë 'pa kufizime' migrantët e deportuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Avioni presidencial i Gustavo Petros është përgatitur për të lehtësuar kthimin e kolumbianëve që do të kishin mbërritur më herët me fluturimet ushtarake të bllokuara, tha ministri i Jashtëm i Kolumbisë.
27 Janar, 07:29 -
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
Kolumbia anuloi uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë që po dëboheshin. Trump vendos tarifa urgjente 25% për të gjitha mallrat kolumbiane që futen në SHBA dhe sanksione vizash për të gjithë anëtarët e partisë familjes dhe mbështetësit e qeverisë kolumbiane. Presidenti kolumbian kërcënon se do të vendosë një tarifë prej 50% për importet amerikane.
26 Janar, 22:20 -
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
Ndërkohë që ditët e fundit nga eksponentë në PD-në e Berishës dhe mediet pranë tij, u janë rikthyer sulmet të egra ndaj ish-ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, Sekretari i Shtetit në administratën Trump, Marco Rubio, e ka takuar atë në mënyrë të përzemër në restorantin e DASH.
24 Janar, 15:46 -
-
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit
Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, premtoi "mbështetje të palëkundur" për Izraelin gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Rubio theksoi se mbështetja e SHBA-së për Izraelin është një prioritet kryesor për administratën e Presidentit Donald Trump.
23 Janar, 07:49 -
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
Nëse nuk do të ketë një marrëveshje së shpejti për Ukrainën me Rusinë, "nuk do të kem zgjidhje tjetër përveçse të vendos më shumë taksa, tarifa dhe sanksione mbi gjithçka që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara". Kështu ka deklaruar Donald Trump.
22 Janar, 17:54 -
Rubio: Paqja në botë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara
Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua me punonjësit e Departamentit të Shtetit e tij dhe foli mbi përparësitë e tij të politikës së jashtme. Ai u takua edhe me homologët nga vendet aleate të Indo-Paqësorit, që synojnë të kundërshtojnë ambiciet ushtarake dhe ekonomike të Kinës.
22 Janar, 15:44 -
Veton Surroi: Rubio, sekretar i parë i rendit të ri
Në analizën e Rubios dhe po e jap në formë të thjeshtuar dhe të reduktuar bota pas Luftës së Dytë Botërore ka jetuar në një rend botëror të ndërtuar dhe garantuar nga SHBA dhe që ka synuar zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe tregjeve të hapura.
22 Janar, 08:34