-
Rama: PD-LSI dhe 'KÇK-të' 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh, Meta e Berisha! Kërcënojnë Reformën në Drejtësi (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama flet për Drejtësinë. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme.
3 Mars 2021, 10:16 -
Bastet e Ramës
Duke nisur me opozitën. Lajmet elektorale që vijnë prej saj janë të vakta. Duke përdorur Google-n si “dëshmitar”, të paktën për muajin e fundit, aty gjen pakogjë. Dërgimin e Enkelejd Alibeajt si kreun e listës së PD-së në Fier dhe ndonjë takim të tij me fermerët e Divjakës. Më pak se dy muaj nga zgjedhjet, partia më e madhe e opozitës ende nuk ka një listë të të plotë për garën dhe gjithashtu mbart një ndeshje gjysëm të fshehtë edhe me aleaten e saj LSI për votat që do t’i duhet të ndajë me të
2 Mars 2021, 19:38 -
‘As fabrika e parave të LSI s’arrin ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj ‘gjerë e gjatë’
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
2 Mars 2021, 14:30 -
Basha nuk e ka përfshirë në program dhe as s'e përmend, Idrizi: Rama e tradhëtoi çështjen çame
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.
2 Mars 2021, 13:13 -
Zgjedhjet e 25 prillit, Rama mbledh në selinë e PS drejtuesit politikë në qarqe (VIDEO)
Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS. Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtuesëve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme
2 Mars 2021, 08:23 -
Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)
Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.
1 Mars 2021, 13:12 -
Marrëveshja mes Bashës e Kryemadhit, Braimllari: Bashkim energjish kundër Ramës! Pas 2017 Naço s’ka dhënë asnjë kontribut! LSI merr 3 mandate në Berat, 4 në Korçë
Ish deputeti i LSI Endrit Braimllari në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se marrëveshja e firmosur sot mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi, është bashkim energjish kundër kryeministrit Edi Rama.
1 Mars 2021, 12:41 -
Kreu i KQZ-së Celibashi thirrje partive politike: Dorëzoni brenda afateve dhe jo në moment të fundit emrat e kandidatëve për deputet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, i ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit.
1 Mars 2021, 11:58 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021, 10:27 -
Miratohet fondi me 2.4 mln lekë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe ndryshimi i buxhetit 2021! Valteri: Koalicioni opozitar i turshpëm, fytyrat që mblodhi Berisha
Kuvendi miratoi sot ndryshimin e parë të buxhetit të shtetit për vitin 2021, ku janë rritur të ardhurat me 3.42 miliardë lekë, për të bërë të mundur identifikimin elektronik të zgjedhësve, për zgjedhjet e 25 prillit.
1 Mars 2021, 08:24 -
Denoncimi i PAA: Shoqëruesit e ministres Gjonaj shpërndajnë legalizime për vota, SPAK të hetojë
Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka bërë një denocim, ku thotë se shoqëruesit e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë ndarë legalizime kundrejt votës. Sipas tij janë shpërndarë 12 legalizime në njësinë administrative nr.7, në këmbim të votave
28 Shkurt 2021, 14:09 -
LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha
Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend. Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.
28 Shkurt 2021, 13:02 -
Rama prezanton gjeneralin Bardhyl Kollçaku si kandidat për deputet për zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë takimit në kuadër të programit "Deputeti që Duam", Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.
28 Shkurt 2021, 12:30