"Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuara. S’ka shanse".

Kjo e deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës "Ekonomia në fokus",  ku tha as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ka ngjalluar reagimin e menjëhershëm të kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit me anë të një postimi në rrjete sociale i i ka kërkuar Ramës të presë deri nesër, pasi shton se do t’ia shpjegojë gjerë e gjatë “fabrikën e parave”.

"Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj "gjerë e gjatë" fabrikën e parave. Durim deri nesër...!"

Nga kjo konferencë kryeministri ka komentuar dhe marrëveshjen e një dite më parë mes PD-LSI, për të cilën ka thënë është pjesë e planit të presidentit Ilir Meta dhe ish- kryeministrit Sali Berisha për të marrë pushtetin që të shkatërrojnë Reformën në Drejtësi ose siç theksoi ai për “kokën e Bashës”.

Kjo përgjigje e tij vjen për faktin se marrëveshja është nënshkruar para zgjedhjeve ndërkohë që LSI dhe PS garojnë me lista të ndara në zgjedhje.