-
Qeveria Rama nga shtatori me dikaster të ri pranë çdo ministrije! Nukla e inovacionit
Qeveria vendos krijimin e një dikasteri të ri pranë ministrive shqiptare që ka në fokus inovacionin. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur krijimi i nuklave të inovacionit.
24 Gusht 2023, 13:33 -
Policët, mjekët dhe FA do përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, 300 kuota për këtë vit! Përfitues edhe studentët e Mjekësisë që nënshkruajnë marrëveshjen
Punonjësit e administratës publike do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria. Për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota. Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura.
2 Gusht 2023, 09:13 -
Pas VKM, qeveria ligj për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Drafti: Ndërtuesi riblen pjesën pa leje me çmim tregu
Me 7 vota pro dhe 4 kundër, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, dha dakordësinë për projektligjin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, nëse pronarët që kanë shkelur lejen, nuk e riblejnë me vlerën e tregut.
5 Korrik 2023, 21:48 -
Projekti ‘100 fshatrat’, qeveria jep 600 mln lekë për ndërtimin e një parku multifunksional në Valias! 400 mln lekë për blerje makinerish për mirëmbajtjen e rrugëve rurale
Në kuadër të projektit ‘100 Fshtarat’ qeveria ka miratuar një fond prej 600 milionë lekësh për të ndërtuar një park multimedial në Valias në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës
5 Korrik 2023, 15:41 -
Festivali Folklorik në Gjirokastër, Këshilli i Ministrave miraton fondin për organizmin
Gjirokastra po përgatitet të presë Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili do të zhvillohet prej 24 qershorit deri në 1 korrik. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme fondet që do të alokohen organizimin e këtij festivali, i cili rikthehet pas rreth 8 vitesh në qytetin e gurtë.
21 Qershor 2023, 15:58 -
Ibrahimaj: Javën e ardhshme shpërndahet shtesa e pagës për prillin dhe majin! Miratohet marrëveshja për njohjen e pensioneve me Malin e Zi
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me Malin e Zi për njohjen e pensioneve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi.
16 Qershor 2023, 15:54 -
Qeveria miraton pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor! Jo më shumë se 200 ha në rang vendi, gjoba 5 mln lekë deri tek heqja e licencës për subjektet që shkelin kushtet (DOKUMENTI)
Qeveria ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Këshilli i Ministrave publikoi projektligjin e miratuar, ku specifikon një sërë kriteresh për ata që duan të marrin licencën, por edhe sanksionesh në rast shkeljesh.
16 Qershor 2023, 15:38 -
Rinis kthimi e kompensimi i pronave, rastet me mbivendosje zgjidhen me marrëveshje ose gjyq, formula e re pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi skemën në 2021
Qeveria ndryshon dy vendimet për kthimin dhe kompensimin e pronave pas vendimit të Gjykatës së Kushtetuese që rrëzoi pjesërisht formulën. Skema e re zhbllokon procesin dhe i jep fund historisë së pronave.
25 Maj 2023, 15:35 -
Zbardhet VKM: Shqipëria mban dyert hapur për miqtë ukrainas edhe për një vit
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mbajë dyert hapur edhe për një vit tjetër për miqtë tanë ukrainas. Vendi ynë partner, Ukraina është ende duke u përballur me pushtimin rus gjë që nxit vendasit të largohen nga vendi i tyre.
24 Maj 2023, 16:32 -
Miratohet programi për nxitjen e punësimit tek të rinjtë! Kurs profesional falas për moshat 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për programet e nxitjes së punësimit që lidhen me skemën e garancisë rinore. Ibrahimaj tha se ky program do t’i kushtohet të gjithë të rinjve nga mosha 15-29 vjeç, të cilët kanë të paktën 4 muaj pa një punë apo një program arsimimi.
27 Prill 2023, 10:15 -
Zgjedhjet, Çuçi: Do votojnë edhe ata të cilëve u skadon ID deri më 14 maj! Rishohim çmimin për kartën e identitetit, pasi t’i kalojë në dorë shtetit
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shtyrjen e afatit të dokumenteve të qytetarëve shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë më 14 maj, ndonëse dokumenti i tyre ka skaduar aktualisht, ose mund të skadojë deri në datën e zgjedhjeve.
27 Prill 2023, 09:24 -
VKM/ Shkrihet Agjencia Kombëtare e Diasporës, buxhetit të shtetit i ulen 71 milionë lekë kosto
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shfuqizimin e Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Kompetencat e këtij institucioni do t’i kalojnë Ministrisë së Jashtme, por Agjencia Kombëtare e Diasporës do të vijojë të ekzistojë deri në krijimin e strukturës pranë ministrisë.
24 Mars 2023, 22:45 -
U arrestua nga SPAK për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Rama shkarkon nga detyra kreun e Bashkisë Bulqizë Lefter Alla
Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese
24 Mars 2023, 13:35 -
Inflacioni, ministrja Ibrahimaj: Ende s’ka vendim për bonusin për pensionistët! Synimi ynë rritja e pagave, në sektorin publik dhe privat
Në muajin prill Qeveria ka parashikuar që të marrë taksën e jashtëzakonshme të prodhuesve të mëdhenj energjisë dhe me këtë taksë të re në buxhetin e shtetit kishte premtuar një tjetër bonus për pensionistët. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë, teksa renditi nismat e qeverisë për indeksim dhe rritje të pagave.
8 Mars 2023, 13:05 -
Çuçi: Miratohet VKM, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do lëvizin në Shqipëri vetëm me karta ID! Task forcë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë idetieti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit.
1 Shkurt 2023, 13:40 -
Zyrtare, Qeveria vendos hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev
Këshilli i Ministrave ka vendosur zyrtarisht hapjen e ambasadës shqiptare ne Kiev. Ashtu siç ishte paralajmëruar Qeveria ka miratuar sot propozimin e MInistrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në kryeqytetin ukrainas.
18 Janar 2023, 19:10