Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mbajë dyert hapur edhe për një vit tjetër për miqtë tanë ukrainas. Vendi ynë partner, Ukraina është ende duke u përballur me pushtimin rus gjë që nxit vendasit të largohen nga vendi i tyre.
Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave, ku është caktuar që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 2 (dy) vjet nga 1 vit që ka qenë më parë.
“1. Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …”- thuhet në VKM.
Kujtojmë se vendimi për të mikpritur ukrainasit është marrë më 18 mars 2022, gati një muaj pas pushtimit rus në Ukrainë. Këtë vit, më 5 prill me anë të një VKM, leja e qëndrimit u shty edhe për 6 muaj.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët ukrainas pasi vendi i tyre u gjend në ethet e lufteës nga agresioni rus. Ukrainasit erdhën në Shqipëri në mars të 2022, menjëherë kur filluan sulmet e para nga Rusia, të cilët ende vijojnë dhe nuk dihet se kur do të mbarojnë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.6%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3125
Lajme të tjera
-
Lufta/ Zvicra vë në dispozicion 100 milionë euro shtesë për çminimin e Ukrainës! Putin ‘feston’ 1-vjetorin e aneksimeve: Ju e zgjodhët atdheun tuaj rus
30 Shtator, 07:32
-
Britania sanksionon zëdhënësen ruse, Maria Zakharova
29 Shtator, 14:33
-
Zelensky dhe aktivisti rus ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe
29 Shtator, 12:00
-
Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë
29 Shtator, 11:00
-
Ukraina nis fushatën informuese në Rusi, thirrje qytetarëve rusë: Na ndihmoni në kthimin e fëmijëve të trafikuar
29 Shtator, 10:35
-
Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë
29 Shtator, 09:38
-
NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’
29 Shtator, 07:49
-
Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj
29 Shtator, 07:04
-
Zgjedhjet në Sllovaki rrezikojnë unitetin e Perëndimit për Ukrainën
28 Shtator, 22:56
-
Stoltenberg: Ukraina po fiton terren gradualisht
28 Shtator, 14:55
-
Rusët qëndrojnë në radhë për të parë filmin e Barbie pavarësisht sanksioneve
28 Shtator, 12:35
-
Bullgaria miraton dërgimin e armëve shtesë në Ukrainë
28 Shtator, 09:00